Auto Dak
Auto Dak

Tryeza: Integrimi i serbëve të Kosovës kërkon kohë, lidership të përgjegjshëm dhe partneritet

Siguria fizike për serbët e Kosovës është shumë më e mirë, por duhet përmirësuar sigurinë ekonomike, qeverisjen e mirë, zbatimin e ligjit dhe kushtet elementare për jetesë.

Integrimi i serbëve të Kosovë brenda sistemit të Kosovës kërkon kohë, lidership të përgjegjshëm nga të dy komunitetet, partneritet me qytetarët, programe afatgjata bashkëpunimi, si dhe të ndërtohet mirëbesimi i ndërsjellë.

Këto janë disa prej të gjeturave kryesore që kanë dalë nga tryeza e rrumbullakët, e mbajtur të martën në Prishtinë, ku është diskutuar ndërlidhja e serbëve të Kosovës me sistemin në Kosovë, integrimin e tyre dhe ndërtimin e sigurisë, organizuar nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) me mbështetjen dhe bashkëpunimin me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë.

foto konferenca 1

Tryeza me titull “Integrimi përmes sigurisë apo siguria përmes integrimit” ka identifikuar dhe diskutojë përparësitë dhe dobësitë e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, gjatë periudhës së fundit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel, dhe ndikimin e tyre në fushën e integrimit dhe të sigurisë në nivel lokal dhe qendror dhe në veçanti të diskutohet pikëpamja e serbëve të Kosovës në këtë temë.

Burim Ramadani, nga SPRC-ja, ka thënë se është e rëndësishme që në vazhdimësi të ketë matje të efektit praktik që kanë marrëveshjet në Bruksel, duke synuar këtu integrimin e serbëve të Kosovës dhe rritjen e sigurisë.

Në përmbledhje të diskutimeve, Ramadani tha se Tryeza ka dalë me këto të gjetura:

– procesi i integrimit kërkon kohë dhe kërkon korrektësi në komunikimin politik dhe institucional.

– siguria fizike është shumë më e mirë, por duhet përmirësim i sigurisë ekonomike, qeverisjes së mirë, zbatim i ligjit dhe kushte elementare për jetesë.

– qytetarët në përgjithësi, përfshirë serbët në veri, duhet të shfrytëzojnë Forumet e Sigurisë për të adresuar problemet e jetës së përditshme që lidhen me sigurinë.

– integrimi dhe siguria janë çështje të përbashkëta, ndërsa për këtë duhet ndërtuar mirëbesim të ndërsjellë.

– kërkohet rritje e përgjegjësisë politike nga të dy komunitetet, duke përfshirë lidership të përgjegjshëm.

– kërkohet forcim i partneritetit me qytetarët për çështjet e sigurisë.

– nevojiten programe afatgjate komunitare për të arritur integrimin dhe sigurinë.

Ndërsa, Millan Radojeviq, zv/ministër i Punëve të Brendshme, ndër të tjera ka thënë se integrimi i pjesëtarëve të MUP-it dhe të “Mbrojtjes Civile” në institucionet e Kosovës ka përmirësuar situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Procesi i integrimi nuk është i shpejtë. Puna në sistem të ri kërkon kohë. Veshja e uniformave të reja kërkon kohë për secilin”, ka thënë Radojeviq, duke shtuar se integrimi në sistemin e Kosovës është përcaktim politik, pavarësisht nëse këtë e duan apo jo shumica e qytetarëve në veri.

Ndërsa, deputeti Nenad Rashiq, ka theksuar se serbët e Kosovës nuk kanë vetëm nevojë për siguri fizike, por edhe për siguri ekonomike.

Nuk të hyn në punë nëse ke siguri fizike, por nuk ke kushte për ekzistencë”, tha ndër të tjera Rashiq. Sipas tij, përgjegjësia e politikanëve lokalë ështrë shumë e rëndësishme dhe sidomos kur është në pyetje zbatimi i ligjeve.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Rifat Marmullaku, theksoi mekanzimat institucionalë në Kosovë, si në nivel qendror edhe në nivel lokal, që qytetarët mund të përdorin për t’i adresuar shqetësimet e përditshme të tyre.

Nevoja për bashkëpunim është e madhe. Shpeshherë në polikat e sigurisë harrohen të adresohen problemet reale të sigurisë së qytetarëve”, tha Marmullaku. Sipas tij, banorët lokalë shpeshherë kanë ide më të qëndrueshme për sigurinë e tyrre të përditshme, prandaj ata mund të shfrytëzojnë Këshillat Komunalë për Siguri në Bashkësi për t’i adresuar ato.

Drejtori i FES-it në Kosovë, Dr. Wulf Lapins, ka thënë se procesi i pajtimit është shumë i rëndësishëm në Ballkan, duke përfshirë këtu Kosovën, dhe se për këtë kërkohen lidership i fuqishëm. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts