Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tragjedi pelegrinësh në Medine, 35 jetë të humbura nga përplasja e autobusit

Së paku tridhjetë e pesë persona kanë humbur jetën në Medine të Arabisë Saudite, pasi një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion.

“Autobusi privat transportonte 39 pelegrinë që po kryenin ceremoninë  e Umres dhe ata vinin nga vendet aziatike dhe arabe”, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë saudite të lajmeve SPA, përcjell Aljazeera.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit në rrugën që lidhte Mekën me qytetin e Medinës.

Aksidentet e tilla nuk janë të shpeshta, e megjithatë vitin e kaluar u shënua një i ngjashëm, kur katër pelegrinë britanikë që gjendeshin në një automjet u përplasën me një depozitë karburanti. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts