Auto Dak
Auto Dak

Tmerri që ndodh te Tempulli Gadhimai në Nepal: të bësh me kafshët atë që kafshët nuk e bëjnë! (video)

Çdo pesë vjet, në Bariyapur të Nepalit, te Tempulli Gadhimai, flijohen mijëra kafshë. Pamjet që vijnë prej aty janë një horror i vërtetë.

Derra, lopë, dhi, bizon , pula dhe pëllumba, shkojnë në satër pa asnjë mëshirë.

Në vitin 2009, 250,000 kafshë u vranë në këtë të ashtuquajtur “festival flijimi”, dhe si rezultat i përpjekjeve të organizatës së Barazisë së Kafshëve, në 2014, ku numër u zvogëlua me 50 përqind.

Këtë vit numri i kafshëve të flijuara kanë rënë me 70 përqind që nga viti 2009, por kjo është e pamjaftueshme për ta eliminuar horrorin që ndodh. Përveç vrasjes, organizata raportoi gjithashtu deri dhe abuzime seksuale me kafshët.

Rreth katër milion njerëz zakonisht marrin pjesë në këtë plojë. Ata besojnë se duke sakrifikuar kafshët perëndeshës Gadhimai, ata do të ndalojnë të keqen dhe do t’u sjellë atyre prosperitet.

Një muaj para fillimit të festivalit, ata e kuptojnë se nuk do të kenë mjaft kafshë për të sakrifikuar, kështu që nisin të kërkojnë për njerëz që shesin kafshë.

Sigurisht, festivali shkaktoi shumë zemërim nga të gjithë dashamirët e kafshëve, dhe në vitin 2009, Brigitte Bardot ishte në grupin e atyre që u përpoqën të ndalonin këtë ritual.

Por qeveria nepalese komentoi se nuk dëshironte të ndërhynte në traditën shekullore të popullit Madheshi. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts