Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tmerri i rrjetave në Bundesliga: Lewandowski, më i miri i sezonit

Goleadori i Bayern-it, polaku Robert Lewandowski, u zgjodh lojtari më i mirë i sezonit Bundesliga 2019/2020.

Një deklaratë  nga Bundesligë u tha se Lewandowski kishte shënuar 33 gola dhe se vazhdoi të ishte tmerri i rrjetave të kundërshtarit.

U tha gjithashtu se ishte një “titull i merituar” duke pasur parasysh që 31-vjeçari mori shumicën e votave.

Rivalë të tij ishin Jadon Sancho i Borussia Dortmund dhe Kai Havertz i Bayer Leverkusen.

Lewandowski është një nga lojtarët kryesorë në Gjermani, dhe luan aty për një dekadë.

Ai së pari luajti për Borussia Dortmund nga 2010 deri në 2014, dhe u bashkua me Bayern Munich në verën e 2014. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com