Auto Dak
Auto Dak

Tirana kulturore e fundjavës: teatër, kinema, ekspozita, ja ku mund të shkoni

Pavarësisht vëmendjes që ka rrëmbyer javët e fundit fushata elektorale, sërish jeta kulturore në Tiranë nuk mungon. Shfaqjet teatrale, filmat e rinj në kinema, ekspozitat, muzika live e aktivitete të tjera organizohen shpesh në kryeqytetin shqiptar. Pikëisht për të gjithë artdashësit, ne do të vijmë çdo fundjavë  me Tirana-Kulturë, e konceptuar si një guidë, ku ne do të informojmë lexuesit e tesheshi.com, me çdo të dhënë për jetën kulturore në Tiranë, dhe kushdo që ka dëshirë mund t`i vizitojë apo të jetë protagonist i evenimenteve që në do të përcjellim.

Premierë e ‘Fedra’ në TKOB

Fedra balet

‘Fedra’, një balet i frymëzuar prej personazhesh mitologjike që i përkasin të gjithëve vjen premierë absolute në skenën e Tiranës për të shënuar 20 vjet karrierë të çiftit të famshëm të balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Ky nuk është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ndonëse shfaqja do të jetë në këtë skenë. Është produksion privat i balerinëve që sjellin në skenën tonë kompaninë italiane ‘Balletto del Sud’. Dhe gjithçka mban firmën e koreografit italian Fredy Franzuti i cili zbulon në Tiranë se koreografinë e baletit e ka ngjizur duke mbajtur parasysh dy balerinët shqiptarë. Premiera absolute është më 5 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’u shfaqur sërish mbrëmjen e 6 qershorit.

‘Martesa’, në Teatrin Kombëtar

Teatri Aleksander Moisu

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Teatrit Kombëtar dhe teatrove në rrethe, si edhe shkëmbimit të repertorëve të ndërsjellta artistiko-kulturore, Teatri «Aleksandër Moisiu » i Durrësit dhe Teatri ”Petro Marko” i Vlorës do të sjellin këtë javë në skenën e Teatrit Kombëtar dy komedi të sukseshme për publikun kryeqytetas. Shfaqjet do të vihen në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 1- 6 Qeshor 2015; Komedia “Martesa” nga Teatri «Aleksandër Moisiu » i Durrësit, shfaqet në datën datën  4 dhe 5 Qershor 2015, ora: 20:00. Çmimi të enjten është 200 lekë të rinj dhe të premten 300 lekë të rinj. Subjekti: Në një martesë e kurdisur për interes nga mamaja e nuses, ku ndodhin plot të papritura. Një i ftuar  hyn  për t’a ndaluar këtë martesë, duke i treguar dhëndrrit nëpërmjet monologut se çfarë jete do t’a presë pasi të kalojë viti i parë i martesës. Një  vejushë elegante dhe plot sharm takon një pronar tokash dhe takimi përfundon në një duel! Një djalë i ri dhe i dashuruar vendos të propozoj vajzën e ëndrrave të tij për martesë. Në fund, si në fund të çdo dasme, në fakt si në fund të çdo shfaqje, reflektim mbi kohën që ikën dhe të bukurës që nuk qëndron..

“Të  gjithë burrat e  Analizës’’,  në  Teatrin Kombëtar

Teatri te gjithe burrat e analizes

Në skenën e Teatrit Kombëtar do të shfaqet më 6 dhe  7 qeshor 2015, ora: 19:00, komedia  “Të  gjithë burrat e  Analizës” e autorit Luigi Lunari me regji  nga Roland Minga. Kjo është një vepër me dy akte kushtuar lirisë  së individit, çlirimit nga  rregullat e ngurta e të “trashëguara”, nga  mënyra jetesës që kthehen në korniza të pacënueshme, ku dhe  vetëm “krisja” mund të përbëjë revolucion më vete. Për  më tepër, kur protagoniste e kësaj “krisjeje” bëhet një femër, ajo shndërrohet në një të “çare”, atëherë liria kthehet në një kauzë, jo thjesht për  gjininë, por për  seicilin pjesëtar të shoqërisë. Liria  e gjithëseicilit e bën shoqërinë evolucionare dhe  të ndërgjegjshme për  zhvillim. Skenografia & Kostumet nga Agron Jakupi dhe  formulimi muzikor nga  Artur Dhamo. Në role aktorët: Klodiana Keço, Artan Islami, Astrit Mamaj, Jorgaq Tushe dhe  Ilirian Ali.

Parodistët e Vlorës këtë javë në Tiranë

Parodistet e Vlores

“Fukarallëk..llëk…!”,  titullohet varieteja e trupës së Estradës së Teatrit “Petro Marko”, Vlorë që do të shfaqet për publikun kryeqytetas në datat 4 -5 qershor, ora 21:00 në sallën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Vepra trajton problemet aktuale sociale, kryesisht problemet që lidhen me anën ekonomike dhe pasojat e saj si kriza financiare e familjeve shqiptare, fenomeni i marrjes borxh, si përjetohet kjo në shtresa të ndryshme sociale, etj. Varieteja është e ndërtuar kryesisht me parodi, por nuk mungojnë dhe skeçet, monologet, pantomima, etj. Varieteja pasurohet dhe me këngë dhe numra baleti. Pra është një shfaqje me shumë elementë artistikë që e bëjnë atë të pasur me emocione dhe të këndshme për spektatorin.

‘Pse e vodhëm makinën’ në teatrin Spahivogli

Teatri Pse e vodhem makinen

Do të jetë premiera më e re në Teatrin Kombëtar EksperimentaL “Spahivogli” me mbështetjen e Deutschzentrum Coorperationpartner dhe Goethe Institut. Të mërkurën, 10 dhe 12 , 13 qershor 2015, ora 20:00. Hyrja falas. Regjia nga Stefan Neugebauer; versioni skenik: Robert Koall; aktorë: Florind Belliu, Ilirda Bejleri, Edvin Mustafa. Libri shitet më shumë se një milion herë, përkthehet në 24 gjuhë dhe luhet nëpër shumë skena gjermane të teatrit, ndërkohë që vetë autori është ndarë nga jeta. Herrndorfi i jep fund jetës së tij në moshën 48-vjeçare. Në blogun e tij të quajtur Punë dhe Strukturë (Arbeit und Struktur) ai komunikon haptazi, se romanin e tij; Pse e rrëmbyem makinën mundi ta përfundonte vetëm pasi mori vesh që vuante nga një tumor i pashërueshëm në tru. Kjo diagnozë fatale çliroi tek ai një krijueshmëri të panjohur më pare. Një mbrëmje, Çiku dhe Majku marrin një makinë të markës Lada dhe ia mbathin. Me ecje të shpejtë dhe humor autori i shoqëron figurat e tij rrugës përmes provincave gjermane, pa humbur as edhe një sekondë nga sytë moshën 14-vjeçare të tyre. Shqisën e tij të mprehtë vëzhguese, përshkrimet brilante të njerëzve, skenat dhe përballjet, si dhe pikën e tij të dobët për situata të pazakonta, Herrndorfi ia jep Majkut, i cili rrëfen për këtë aventurë në vetën e parë duke përdorur kujtesën e tij.

Sali Shijaku rikthehet në GKA pas 29 vitesh

Sali-Shijaku-2 (2)

Sali Shijaku, piktori 82 vjeçar, ka çelur këtë javë ekspozitën e tij vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve. Mes 73 punëve(që janë përzgjedhur prej 1500 veprave të Shijakut), shumë prej tyre janë femra. Kështu Sali Shijaku rikthehet në GKA pas 29 vitesh. 50 nga punët e tij janë nxjerrë nga koleksioni i GKA (pasi janë restauruar) ndërsa 23 nga studioja e tij. Ekspozita dhe katalogu shfaqin ecurinë e pikturës së tij që nis në vitet ’50-të e deri në ditët e sotme, ndërsa është ndarë në dy kohë. Femra të hijshme, legjenda e Rozafës e të tjera, portrete heronjsh, partizanë, vizatime nga më të parat e kohëve të rinisë, deri tek nudot e jetësuara së fundmi. Tablo të mëdha e me përmasa të vogla, krijimtaria e një jete, shpërfaq ‘thesaret’ e Shijakut.  Para çeljes së ekspozitës, në konferencën para mediave, drejtori i Galerisë Kombëtare, Artan Shabani e vlerësoi kështu artin e Shijakut. “Arti i tij më cilësor dhe tërësia e krijimtarisë së tij bëjnë pjesë në kulturën themeltare të artit figurativ tradicional shqiptar. Krijimtaria e prezenca e Shijakut në galeri është vlerë. Mendoj se kjo do të jetë një nga ekspozitat më të vizituara nga publiku”, shtoi drejtori i GKA-së, Artan Shabani. Ekspozita e tij do të qëndrojë hapur deri më 28 qershor.

Tempujt tanë në syrin e piktorëve turq’’, ekspozitë në TEN

Ekspozita ne qendren TEN

Në Qendrën Multifunksionale TEN të Bashkisë Tiranë është çelur ekspozita me tematikë “Tempujt tanë në syrin e piktorëve turq”. Çelja e kësaj ekspozite organizohet nga Instituti “Junus Emre”  dhe  Qendra Kulturore Turke me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Kjo ekspozitë i kushtohet bashkëjetesës. Më shumë se 20 piktura me bojë  vaji në kanavace, me tematikë nga arkitektura e religjionit dhe  besimet e ndryshme fetare janë  paraqitur në ekspozitë. Ato  i përkasin piktorëve të Galerisë së Artit  Akyol në Stamboll dhe  do të qëndrojnë të ekspozuara për artdashësit e Tiranës për  8 ditë  rresht. Ekspozita do të jetë  e hapur deri  në 5 qershor 2015.

Kinema, shfaqet komedia ‘Spy’

Filmi Komedi Spy

“Spy”, komedia aksion që është frymëzuar nga saga e spiunazhit “James Bond” fillon projeksionet në kinema Millennium prej datës 4 qershor.  Premiera botërore  është një komedi aksion e shkruar dhe drejtuar nga Paul Feig. Aktorët protagonist në këtë film janë Melissa Mçarthy, Jason Statham, Rose Byrne, Miranda Hart, Bobby Cannavale, Nargis Fakhri, Allison Janney, dhe Jude Laë.  Susan Cooper (interpretuar nga Melissa Mçarthy) është një agjente e thjeshtë e CIA-s dhe punon shumë në pas çdo misioni të rrezikshëm që organizohet nga agjencia. Ajo gjithashtu ka rënë në dashuri me partnerin e saj  Bradley Fine (Jude Laë). Por kur ai zhduket dhe një nga agjentët më të njohur  Rick Ford (Jason Statham) kompromentohet  atëherë ajo del vullnetare për t’u infiltruar në radhët e një bosi armësh Rayna Boyanov (Rose Byrne) për të shpëtuar botën nga një katastrofë globale. Filmi ka marrë vlerësime pozitive nga kritika  e cila e ka lëvduar thuajse në unanimitet këtë prodhim, duke vënë theksin në performancën e aktrores protagonist Melissa Mçarthy. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts