Auto Dak
Auto Dak

Sulmohet autobusi me kosovarë në Serbi

Një autobus me udhëtarë nga Kosova është sulmuar në afërsi të rajonit Krushevac në Serbi, bëjnë me dije autoritetet serbe.

Autobusi, i cili po transportonte pasagjerët nga Kosova drejt Gjermanisë, u sulmua me gurë, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Udhëtimi  që duhej të kalonte nëpër Beograd u ndërpre për shkak të thyerjes së xhamit nga agresoret të cilët vepruan nga makina.

Drejtuesi i autobusit kishte pasur frikë të ndalej në vendngjarje, por ka drejtuar mjetin deri sa ka njoftuar autoritetet policore, të cilat kanë ofruar ndihmë.

Linja e autobusëve ishte me bazë në Suharekë, por mjeti kishte targa të Shqipërisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts