Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SQARIMI/ Rasti i Karaçevës: ç’kërkonin xhandarë serbë në territorin e Kosovës?

Hyrja e disa pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës, ka irrituar shoqërinë kosovare.

Sipas KosovaPress, kanë qenë tri grupe të xhandarëve serbë të cilët dje kanë patrulluar në territorin e Kosovës duke shkaktuar shqetësim ndër banorë. Pronari i restorantit “Oxygen”, Madhrim Krasniqi, tha se 11 xhandarë serbë me veshje të kamufluar kanë kaluar pranë tyre, duke shqetësuar qytetarët e kësaj ane.

“Ka qenë një grup i paramilitarëve ose xhandarmërisë serbe kanë kaluar pranë restorantit ‘Oxygen’. Ka qenë një shqetësim i madh tek banorët e Karaçevës por edhe te mysafirët e restorantit. Jemi ndjerë shumë të shqetësuar…”, tha ai.

Krasniqi tregon se nuk është hera e parë që pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar këtej, derisa shton se kanë njoftuar të gjitha institucionet.

Por këtë e tha dhe KFOR-i, që nuk është hera e parë.

Në një komunikatë për media, KFOR thotë se patrullimet e tilla të përbashkëta me Forcat e Armatosura Serbe janë rutinore dhe e rasti i djeshëm është në kuadër të kësaj duke shtuar se ushtarët serbë nuk lihen të vetëm asnjëherë.

“Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe përgjatë Vijës Kufitare Administrative për të ofruar siguri dhe për t’u siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës Kufitare Administrative”, thotë KFOR.

“KFOR-i bashkëpunon me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në të gjithë Kosovën, dhe me Forcat e Armatosura Serbe në Vijën Administrative Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vija Kufitare Administrative shtrihet rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta”, argumentohet në deklaratë.

“KFOR-i do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha palët për të forcuar bashkëpunimin si me Organizatat e Sigurisë së Kosovës ashtu edhe me Forcat e Armatosura Serbe në përputhje me mandatin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 dhe Marrëveshjes Teknike Ushtarake të të njëjtit vit”, përfundon deklarata e forcës shumëkombëshe

Kjo ka bërë që kryeministriAvdullah Hoti të thotë se “siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush”.

“Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja.

Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës.

Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.

ëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi”, përfundon Hoti. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts