Auto Dak
Auto Dak

Skandali i himnit, flet spikeri i stadiumit francez: nuk fjeta dy ditë nga keqardhja

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës që u mbajt të shtunën që shkoi la për të dëshiruar jo vetëm nga rezultati i Kombëtares, por edhe nga trajtimi që iu bë përfaqësueses në stadium.

Ngatërrimi i himnit shqiptar me atë të Andorrës ishte e para gafë e pafalshme për ne, por shkatërruese edhe për spikerin e stadiumit, Max-in.

Ai i është arsyetuar mediave franceze se i ishte “ngrirë truri” nga ngarkesa. Gafa e parë sigurisht se ishte vendosja e himnit të Andorrës, ndërsa gabimi i dytë, kur ai u kërkoi falje mbështetësve të… Armenisë!

Max thotë për francezen “Le Figaro” se ky ishte një gabim njerëzor dhe se ndjehej aq keq sa nuk kishte fjetur për dy ditë me radhë.

Në mediat sociale është bërë hit shprehja e fytyrës së lojtarëve të kombëtares pas himnit të gabueshëm, ku secili nga ata jo vetëm që shprehte habinë, por edhe zemërimin e kontrolluar.

Pasi përfundimisht doli himni i duhur, presidenti i federatës franceze Didier Deschamps kërkoi falje, por ji vetëm ai.

Edhe Emmanuel Macron i kërkoi falje kryeministrit Edi Rama. Por a është ky një gabim i falshëm për një shtet si Franca, kampion i shumëfishtë? /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts