728 x 90 Leaderboard

Si të përgatitim peshkun levrek dhe të bardhin?

Së pari marrim peshkun e përgatitim (copëtojmë) i hedhim kripë të himalajave, pak piper të zi dhe vaj ulliri. Marrim 4 patate të bardha dhe 4 karota i pastrojmë dhe i ziejmë me avull pak.

Mbasi të zihen patatet, e presim në formë të musakut në trashësi të gishtit. Gjithashtu dhe karotat i copëtojmë në fletëza. Në tepsi vendosim letër kuzhine dhe mbi letër vendosim patatet dhe karotat e copëtuara (bëhet në formë shtrati për arsye të mos ngjitet peshku).

Sipër e vendosim peshkun e marinuar dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 30 min, 5 minuta para përfundimit të pjekjes vendosim sipër pak vaj ulliri, hudhër dhe majdanoz, vazhdon edhe për 5 minuta pjekja dhe pastaj mund të shërbehet./tesheshi.com/

Related posts