Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Si duket xhamia e re e Taksimit në Stamboll, zemra e laicizmi turk

Në qendrën e lagjes Taksim të Stambolli, zemra e laicizmit turk, me shumë pak trashëgimi fetare islame por me Patriarkanën Ortodokse aty pranë, një zonë ku sundojnë deri shtresa të degraduara të metropolit turk – narkomanë, pijanecë dhe homoseksualë – po ndërtohet, gati në mënyrë sfiduese një xhami e re madhështore, e cila pritet të jetë funksionale që në Ramazanin e afërt të këtij viti, d.m.th në gjysmën e parë të prillit.

Eshtë një xhami gurithemelit i së cilës u vendos më 17 shkurt 2017 dhe që konsiderohet si një bukuroshe e re e Bosforit, punuar nga arkitektët Sefik Birkiye dhe Selim Dalaman.

95 përqind e punimeve ndërtuese kanë përfunduar, ndërsa punimet përfundimtare të dekorimit janë në proces.

Kujtojmë se pak vite më parë, aty shpërthyen një valë protestash anti-erdoganiste të së ashtuquajturës shoqëri civile, për shkak të një lulishteje, nën dyshimin se ishin të sponsorizuara nga jashtë, me qëllim rrëzimin e lideri turk.

Dehja me alkool e pjesëmarrësve në protestë, ishte karakteristikë kryesore e saj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts