Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shtyrja: Formula 1 e Moto GP, në fund të majit

Formula 1 pritet të nisë në fund të majit pas anulimit të garës së parë sezonale, Çmimit të Madh të Australisë, dhe shtyrjes së garave në Kinë, Bahrejn dhe Vietnam.

Gara australiane u anulua ndërkohë që vazhdonin përgatitjet për të, me zbulimin e mbartësit të koronavirusit te personeli i një ekipi pjesëmarrës.

Vendimi i shtyrjes së nisjes së kampionatit të Formulës 1 është marrë nga autoritetet përkatëse të këtij sporti, me shpresën se ai do të mund të nisë në fund të majit.

Të njëjtin fat kanë patur dhe garat e Moto GP-së, ku janë shtyrë katër të parat, e Katarit, Tajlandës, Shteteve të Bashkuara dhe Argjentinës. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts