Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shtyhet dënimi për vrasësin në dy xhami të Christchurch-it, ç’pritet më tej

Ndërsa kufijtë e Zelandës së Re janë të mbyllura për shkak të pandemisë koronare, dënimi i australianit Brenton Tuarant, i cili u provua fajtor për të gjitha akuzat në lidhje me masakrën në xhamitë në Christchurch, është shtyrë.

Në fund të marsit, Brenton Tuarant u shpall fajtor për 51 akuza për vrasje, 49 akuza për vrasje të mbetur në tentativë dhe kryerje të një sulmi terrorist. Në kohën kur ai u deklarua fajtor Zelanda e Re ishte në karantinë.

Disa familje jashtë vendit

Me masat tani të zbutura në mënyrë të konsiderueshme, shumica e të afërmve të viktimave të sulmit që ndodhi në 15 mars 2019, do të jenë në gjendje të marrin pjesë në dënime personalisht.

Sidoqoftë, gjykatësi Cameron Mander pranoi se disa familje janë jashtë vendit dhe nuk do të mund të vijnë në Zelandën e Re. Gjykata tani do të presë të paktën 13 qershorin para se të vendosë në datën e saktë të dënimit.

Në ndërkohë, do të përcaktohet se sa familje të viktimave janë jashtë vendit dhe ata do të përpiqen të vlerësojnë se sa të kënaqur do të ishin për të ndjekur dënimet përmes lidhjes video. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com