Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shqipëria, pa pik: të infektuarit e fundit me ritëm rutinor, mes tyre dhe një zyrtare e ISHP

Ende asnjë shenjë piku nuk duket në Shqipëri, edhe pse e paralajmëruar. Shtimi i rasteve në 24 orë po rezulton me të njëjtin ritëm. Së fundi janë regjistruar 11 infektime të reja, ndërkohë që te ky grup ka rezultuar me koronarovirus dhe një zyrtare e Institutit të Shëndetit Publik.

Fjala është për Mirela Camin (në foto), drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ajo është vetëizoluar dhe po punon nga shtëpia, bëri të ditur doktoreshë Silva Bino.

“Drejtoresha e Operatorit është me COVID-19. Nuk ka asgjë, COVID-19 është një sëmundje infektive të gjithë mund të kemi kontakte mund t ë infektohemi. E rëndësishme është të vetëizolohemi. Ajo gjendet duke punuar nga shtëpia dhe është e vetizoluar”, tha Bino.

Më tej kjo e fundit informoi:

“Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste”, tha Bino. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com