Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Shija e jetës në llucë: çaste lumturie në Idlibin tragjik

Aktivistët sirianë organizuan një seri eventesh në kampin e refugjatëve Abu Fida në Idlib, Siri, me pjesëmarrjen e gazetarëve dhe vullnetarëve, në mënyrë që të tërhiqnin vëmendjen për kushtet e vështira të jetesës së civilëve në kampet e refugjatëve.

Një turne futbolli dhe gara në baltë, patinazh në ujë, u organizuan për të vegjlit që u sollën një buzëqeshje në fytyrë nga këto aktivitete. Përkundër kushteve katastrofike, më të rinjtë, si tifozë dhe pjesëmarrës, arritën të harrojnë jetën e vështirë të përditshme, të paktën për një kohë.

Aktivistët gjithashtu organizuan evakuimin e çadrave të përmbytura për shkak të shirave që goditën këtë pjesë të Sirisë, të cilat përmbytën 23 kampe në veri të vendit.

Për shkak të shiut dhe erës, rreth një mijë familje që jetonin në kampe refugjatësh mbetën praktikisht të pastreha.

Me ndërmjetësimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, gjatë negociatave të majit në 2017, Idlib u shpall një zonë e de-përshkallëzimit, ashtu si rajonet e Homs, Guta Lindore dhe Deraa-Kuneytra. Forcat besnike të regjimit të Asadit shfrytëzuan armëpushimin dhe, me mbështetjen e forcës ajrore ruse, pushtuan të tre rajonet, ndërsa Idlib mbeti nën kontrollin e opozitës.

Në Soçi, më 17 shtator 2018, u arrit një marrëveshje shtesë mbi ndërprerjen e konfliktit dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar në Idlib. Sipas marrëveshjes, forcat e opozitës tërhoqën armët e rënda nga Idlibi muajin tjetër.

Rusia dhe forcat e regjimit filluan operacionet në maj 2019, gjatë së cilës ata pushtuan shumë vendbanime në zonën e de-përshkallëzimit të konfliktit Idlib.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje të re në Moskë në 5 mars të vitit të kaluar.

Forcat e regjimit shkelin herë pas here armëpushimin, i cili respektohet përgjithësisht. Midis 2017 dhe 2020, rreth dy milion civilë u detyruan të migrojnë në zonat afër kufirit turk. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts