Auto Dak
Auto Dak

Shifra marramendëse, Nike gati marrëveshjen me Liverpool

Kampioni evropian i futbollit, Liverpool është gati të nënshkruajë marrëveshjen më të fitimprurëse në historinë e  Premier League me kompaninë e veshjeve spotive, Nike.

Klubi është tashmë në prag të lidhjes së një marrëveshjes rekord me Nike për sezonin 2020-2021, e cila raportohet si më fitimprurësja në historinë e futbollit.

Shifra ende nuk është bërë publike, por mendohet se do ta tejkaloj marrëveshjen e sponsorizimit prej 91 milionë dollarësh në vit të Manchester United me Adidas.

Edhe klubi Tottenham gjithashtu ka një marrëveshje me Nike e cila i sjell 37 milionë dollarë në vit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts