Auto Dak
Auto Dak

Revista Marie Claire njofton “fundin e letrës”

Revista prestigjioze Marie Claire do t’i jap fund versionit të printuar të saj pas 31 vitesh punë.

Revista, e cila është prej më të besueshmeve dhe më të shiturave në mesin e audiencës së grave, ka bërë me dije se po i jep fund përdorimit të letrës për të shkurtuar shpenzimet dhe për të mos shterur burimet natyrore që kërkon letra.

Për më shumë se tri dekada, Marie Claire i është qasur problemeve të grave që lidheshin me shëndetin, karrierën dhe ngritjen profesionale. Por revista ka pasur mjaft bujë edhe për trajtimin e konceptit të bukurisë si “ndryshe”, dhe është pozicionuar në rangun e revistave feministe. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts