Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Reportazhi i revistës amerikane: kufiri Kosovë-Shqipëri të lë pa frymë! (Foto)

E njohur si një revistë që e ka në vëmendjen e saj, pasurinë kulturore e natyrore të Shqipërisë Paste Magazinë, sjell se fundi edhe një shkrim për kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Vizita në këtë zonë cilësohet si eksperiencë e papërsëritshme për të përjetuar një mikpritje që të daton në shekuj më parë.

kosovo123“Edhe pse rajoni është i njohur për konfliktet në vitin 1990, ai që e ka vizituar këtë cep të pazbuluar të Evropës Juglindore, e di se këto çështje kanë kaluar me kohë. Ata gjithashtu e dinë se dendësia e kulturës dhe bukurisë së virgjër që gjenden këtu janë mbresëlënëse”. Ky është një citim nga shkrimi që Bridget Nurre Jennions, një gazetare e njohur e cila ka marrë jo pak çmime ndërkombëtare, shkruan për kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke iu referuar atyre “si një eksperiencë e papërsëritshme për të përjetuar mikpritje që të daton në shekuj më parë”.

Shkrimi është botuar në revistën Paste Magazine, ku po kjo gazetare ka shkruar më parë edhe për Sarandën e Beratin.

kulla123Në artikullin më të fundit për kufirin Shqipëri Kosovë, shkruhet se turizmi i aventurës, për të gjithë të apasionuarit është në rritje për këtë zonë, jo vetëm se është një vend perfekt, e një pamje e paparë e rajonit të Malësisë.

Një ndër vendet që përmendet në këtë artikull është Lugina e Valbonës: për autoren është vendi ideal për të apasionuarit pas natyrës dhe kulturës së shkëmbimit.

dancekosNë artikull shkruhet se infrastruktura është përmirësuar shumë vitet e fundit, qoftë ajo rrugore, por edhe e bujtinave dhe veçon ushqimin, si ndër më të veçantin e zonës së Malësisë dhe e cilësuar si udhëtim shumë i përballueshëm si çmim.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts