Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Reportazh për Kosovën në Washington Post: Aspektet mahnitëse të kombit më të ri të Evropës

Nga Elizabeth Zach* 

Në vitrinën e Muzeut Etnografik në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është ekspozuar një  këpucë druri zonjash me vetëm një mbulesë dhe të zbukuruar me perla.

Kjo daton nga shekulli i 18-të, dhe çdo grua do të ishte krenare të veshë atë edhe sot.

Muzeu është në një ish-shtëpi feudali e shekullit të 18-të që dikur i përkiste një familje të pasur shqiptare gjatë sundimit osman, ku gjenden edhe ekspozita me tekstile të kushtueshme, bizhuteri dhe mobilje, e cila përfshin një dhomë lindjeje, si dhe një dhomë për ritin e funeralit.

Nëse ciceroni, i cili e ofron vullnetar shërbimin e tij prej rrëfyesit është në humor, do të luajë një baladë të trishtuar me lahutë, duke treguar se vendi që fatmirësisht i mbijetoi luftës, më parë ka pasur pasur civilizim dhe hijeshi.

Ky ishte vetëm prej mësimeve që morra kur vizitova Kosovën në shtator. Ashtu si shumë amerikanë, edhe unë i kisha kushtuar shumë vëmendje luftës. Por unë gjithashtu dija pak rreth marrëveshjes së paqes në vend që nga viti 1999 dhe që ende kjo paqe është mjaft e rrezikuar.

Kosova në mënyrë të njëanshme shpalli pavarësinë në vitin 2008, pasi Serbia ka ende pretendime territoriale dhe e konsideron si të sajën. Nga 193 shtetet anëtare të OKB-së, 110 (duke përfshirë Shtetet e Bashkuara), e kanë njohur Kosovën si shtet legjitim.

Kosova është gjithashtu i pari vend në Ballkan që ka zgjedhur një presidente femër.

Para vizitës sime, kam lexuar një histori të shkurtër të territorit dhe të luftës, por kjo nuk ishte asgjë para asaj që pashë kur shkova atje dhe mbeta thjesht e impresionuar se si paqja ka ngjitur.

E them këtë duke iu referuar të dhënave demografike të vendit dhe strukturës së saj: 92 për qind shqiptarë, pjesa tjetër me serbë, ku së bashku me minoritetet e tjera etnike përbëjnë 8 për qind.

Zbulova gjithashtu se nuk ka mur si në Berlin; dhe asnjë zonë të çmilitarizuar si ajo që ndan Korenë.

Ka sigurisht enklava serbe, siç ka gjithashtu xhami dhe kisha shekullore pranë njëra-tjetrës.

Kam gjetur një normalitet që ndoshta nuk e prisja, siç janë fjala vjen dhjetra dyqanet e shitjes të veshjeve chic, por dhe një kulturë të lulëzuar kafenesh.

Disa thonë se makiato më e mirë në Evropë nuk mund të gjendet vetëm në Prishtinë, në kafene intime, të tilla si Soma Librit Station, ku kalova një pasdite të këndshme duke admiruar rafte librash të bukur dhe baristë simpatikë.

Unë gjithashtu pashë dhjetëra shtëpi të reja, që financohen kryesisht me paratë e dërguara nga familjet që jetojnë jashtë. Takova shqiptarë, por dhe serbë, që kishin ikur nga Kosova gjatë luftës, por ishin kthyer që të rindërtojnë jetën e tyre.

Dhe ndoshta, më inkurajuese në kombin më të ri të Evropës prej vetëm 1,8 milion banorësh është një popullsi e madhe dhe energjike të rinjsh, një fenomen i rrallë në dritën e kaosit luftës së fundit dhe shkatërrimit.

Gjysma e popullsisë së vendit është nën moshën 35 vjeç, por ja që papunësia është e lartë në mesin e tyre. Unë pashë shumë prej tyre që rrinin gjithë ditën në kafene duke pirë makiato gjatë vizitës sime.

Ndër të tjera, të dhënat e fundit si dhe raportimet në lajme flasin për një rritje të luftëtarëve që kanë shkuar në Siri dhe si kudo në Ballkan. Siç duket,  të rinjtë e papunë janë edhe “preja” më e lehtë për fronte lufte.

Rreth 5,000 trupa të NATO-s, duke përfshirë rreth 700 ushtarë amerikanë, janë aty si paqeruajtës prej mbarimit të luftës. Unë i pashë ata të shëtisnin përgjatë bulevardit “Nëna Tereza” në Prishtinë, por edhe në një festival turk në Prizren. I pashë të ecnin dhe me fuoristradat e tyre, teksa udhëtoja në të gjithë vendin.

Në Kosovë vura re se si kurseva paratë duke duke blerë ushqim të mrekullueshëm dhe të servirur me bujari për pak dollarë, në vende të tilla si Pishat, në Prishtinë.

Një biletë autobusi ndërqytetëse kushtonte rreth 2 dollarë.  Një dhomë e pastër dhe e thjeshtë në një bujtinë në Prishtinë, drejtuar nga një profesor miqësor në pension dhe gruaja e tij, kushtonte rreth 15 dollarë për një natë.

Kosova është ende duke luftuar fuqishëm për të fuqizuar ekonominë e saj, në mënyrë që të bind të huajt se vendi është i sigurt dhe i hapur për biznes.

Por ajo që gjithashtu më tronditi mua është se tani mund të jetë koha ideale për të vizituar Kosovën, para se turizmi masiv të marrë rrënjë, pasi zhvillimi i heq pjesën ekzotike.

Në ditën time të parë në Kosovë, kam kapur një autobus nga Prishtina në Prizren, për të shkuar tek një vend që kisha dëgjuar, e cila është shtëpi në rrënojat e një kalaje në malet e Sharrit, ku ishte një shesh me pamje piktoreske  pranë lumit Lumbardhi në Prizren.

Atë ditë unë humba vetëm DokuFest-in, për fat të keq, që është një festival ndërkombëtar i filmit që zhvillohet çdo gusht në Prizren, duke tërhequr mijëra e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Pasi zbrita nga nga autobusi, bëra një shëtitje të shkurtër nga shesh dhe përgjatë një bulevardi me pemë ku kishte dyqane me veshje elegante mbrëmjeje dhe këpucë me taka të larta, si dhe xhaketa të qëndisura luks.

Fëmijët manekinë mbanin veshur kapele të zbukuruara në duar, shpata dhe disa edhe maska.

Këtë pamje e kësha parë edhe në Prishtinë, dhe kujtova se ishin pjesë e përgatitjeve për festën e ardhshme kombëtare, por më vonë mësova se ata përdoren kryesisht për dasma, një tjetër shenjë se dhimbjet e luftës janë larguar me kohën.

Pas kalimit të hamamit të Mehmet Pashës, një banjë publike nën restaurim, arrita Urën Osmane që kalon Lumbardhin, ku syri më kapi një pamje mahnitëse të kalasë dhe një ujëvarë çatish me tjegulla dhe fasada të gjalla të ndërtuar ngjiturazi në një shesh të vogël.

Statuja e lartë e një ushtari përkujton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në hyrje të sheshit, por referencë tjetër për luftën nuk ka.

Unë eca drejt një prej restoranteve përgjatë lumit dhe u ula jashtë, ku porosita një pjatë me qebapa dhe sallatë e fshati me domate, kastravec dhe djathë feta.

Ndërkohë, vija re shumë të rinj që në mënyrë dembele kalonin përgjatë Urës Osmane dhe çifte dorë për dore me shikim të fiksuar tek Lumbardhi.

Pas drekës, pavarësisht diellit që flakëron, unë ngjita rrugën shkëmbore që çon në kalanë e shekullit të 11-të, aty ku u ndala për të freskuar fytyrën dhe krahët në një shatërvan në oborrin e një dyqani të vogël akulloreje me pamje nga qyteti. Rrënojat nuk janë shumë, por pamja panoramike është e mrekullueshme, veçanërisht për shkak të perspektivës së përgjithshme ku në horizont përzihen minaret e xhamive dhe këmbanaret e kishave.

Pasi kthehem në qytet, qëndrova në shkallët e xhamisë së Sinan Pashës. Një pengesë prej druri sanduiç ishte vendosur para hyrjes së portës dhe foto që tregojnë që brenda nuk duhet të kesh celular, të kesh veshur këpucë, apo të jesh me veshje të shkurtëra.

Unë kisha një shall në kokë dhe mendoja se isha veshur në mënyrë të përshtatshme, por bëra pak prapa e pasigurt.

Brenda disa minutash, një burrë mu afrua dhe mbasi bëri shenjë, me ftoi brenda. Me të hyrë, m’u shfaq para sysh dyshemeja dhe tavani të stiluara në mënyrë baroke me lule përreth dritareve dhe kurorën me alfabet arab.

Dhoma brenda Muzeut Etnografik Prishtinës përmban një shumëllojshmëri e mjeteve të lashta shtëpiake.

Më vonë kalova në sheshin e një kishë ortodokse dhe, ndërsa porta në oborr ishte e hapur, dy policë që ishin ulur jashtë një shtëpie, pasi shikuan njëri-tjetrin më thanë se ajo ishte e mbyllur.

Ata m’u kthyen në mënyrë më miqësore kur mësuan se jam amerikane.

I pyeta nëse do të ishte e mundur për të hyrë në kishë, por ata u përgjigjën “jo”.

Por njëri më tregoi në pjesën e jashtme të portave, një rrugë që të çon në një kishëz e ndërtuar prej guri.

Në një ambjent të errësuar shquajta afresket fisnike që mbulojnë altarin e vetëm, dhe një koleksion të vogël me ikona të holla mbi një altar të improvizuar.

Roja tha se kapela, e quajtur Kisha e Shën Nikollës,  fillimisht i përkiste një familje të pasur. Më vonë mësova se u ndërtua në 1331 dhe që nga viti 1990 ka qenë i përfshirë në listën e Monumenteve të Kulturës dhe është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Serbinë.

Ajo u prish në vitin 2004,  përgjatë disa trazirave entike; dhe dhe zyrtari e theksoi këtë fakt i zhytur në mendime për paqen  dhe të ardhmen në Kosovë.

Të njëjtën ndjenjë pata të nesërmen në Graçanicë. Në rrugën e atyshme emërtimt e tyre si dhe mbishkrimet në dritaret e dyqaneve ishin papritmas në alfabetin cirilik. Graçanica është konsideruar qendër kulturore për serbët etnikë, dhe pika qendrore është një manastir  i mirëruajtur i shekullit të 14-të, i cili, në vitin 2006 ishte vendosur në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Hyra në kompleks nëpërmjet një porte të rëndë prej druri dhe pashë murgesha që ecin në një lëndinë gjerë përreth manastirit. Pas bleva broshurën në dyqanin e dhuratave në hyrje, eca brenda manastiri, duke kundruar afresket e sofistikuara bizantine, imazhet liturgjike dhe melankolike, si dhe skenat alegorike nga Dhjatës e Vjetër dhe të Re.

Nga atje, u drejtova përgjatë një rruge, për të arritur tek një hotel për të cilin kisha dëgjuar, edhe pse kisha një dhomë të rezervuar në Prishtinë.

Përfundova përballë një ndërtese pa kuptim dhe me asnjë shenjë të dukshme që tregon se ajo ishte në fakt një hotel, dhe thuhet se është një nga më të mirë të vendit.

Pas kalimit nëpër zonën e pritjes me një stil minimalist, humba në oborrin e pasëm, për t’u përballur me një pishinë ftuese dhe një oborr ku të atyshmit rrinin të ulur duke kundruar një horizont kodrash të buta.

Bisedova me pronarin, Andreas Worms, një ish-punonjës social nga Berna e Zvicrës. Në prill të 2013-ës, ai e kishte hapur këtë hotel me 3 yje në Graçanicë, ku kishte 15 dhoma. Kjo ishte një ndërmarrje utopike, një shans për të ofruar vende pune për romët, shqiptarët dhe serbët si në Zvicër, si dhe për të pasuruar ekonominë lokale. Wormser, i cili kur ndërtoi hotelin ishte përqendruar në stilin ziveran të projektimit, rehatisë dhe mikpritjes, ishte i kujdesshëm përgjatë shërbimit.

“Unë nuk mund të them tani nëse të ardhurat nga sezoni i verës janë të mjaftueshme, por duhet të punohet edhe për dimrin”, tha ai, duke më bërë me dije se po llogariste dhe ndërtimin e një sheshi patinazhi në akull për të ftuarit në dimër.

Një ditë udhëtova drejt Ferizajt. Unë kisha dëgjuar për një dallim të dukshëm atje: një xhami dhe një kishë që ndodheshin fare ngjitur me njëri-tjetrën. Gjatë luftës, asnjë nga këto vende lutjeje nuk u prish. Ndërkohë mesova që asnjë serb nuk jeton në Ferizaj; ata të gjithë kishin ikur pas luftës. Kisha e tyre ishte plaçkitur në vitin 2004 dhe ka mbetur me grila të mbyllura. Por ende mbeta kurioze për këtë ballafaqim të arkitekturës.

Tashmë ishte muzg, dhe të gjithë duket se kanë dalë jashtë për një shëtitje kur unë iu afrova xhamisë së madhe të Mulla Veselit.

Prita jashtë duke shikuar se si burrat më ftuan për të ndjekur ritin, siç me ndodhi dhe në Prizren. Fillova të heq këpucët e mia, por u ndala për një moment për të parë deri në kulmin e kishës ortodokse ngjitazi, ku një ngjyrë e verdhë e ngrohtë tregonte muzgun.

Dhe, tani më shumë se kurrë, së bashku me minaren dhe thirrjen për falje, ideja e një thirrje armësh në këtë komb të sapolindur duket edhe më absurde.

*Zach është një studiuese në qendrën Bill Lane, Universitetit Stanford, për Perëndimin amerikan.

Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts