Auto Dak
Auto Dak

Regjim i ri në vendkalimin Kosovë-Shqipëri: Masat që lehtësojnë lëvizjen

Rritet fluksi i të ardhurve nga Kosova ndërkohë që lehtësohet kalimi Kosovë-Shqipëri nëpërmjet masave të reja dhe pikës së përbashkët kufitare në Morin.

Në dalje nga Kosova në Shqipëri në vendkalimin kryesor nëpër Autostradën e kombit, në Vërmicë-Morinë, në fluksin e rritur të pushimeve të verës drejt bregdetit shqiptar sot në mëngjes një kolonë 100-120 metra kaloi për 10 deri 15 minuta.

te dhena

Në dy vendkalimet tjera kufitare, Qafë të Prushit dhe Qafë të Morinës, si në hyrje edhe në dalje nuk ka kolona dhe kalohet për 1 deri 2 minuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në 7 korrik, në kufirin Shqipëri-Kosovë u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar në pikëkalimin kryesor nëpër autostradë Morinë-Vërmicë, në territoret respektive. Nënshkrimi u bë në anën kosovare, Vërmicë, nga dy drejtorët e përgjithshëm të policive, i Shqipërisë Haki Çako dhe i Kosovës,  Shpend Maxhuni.

te dhena 2

Në 29 qershor, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror.

Në 1 korrik ka nisur organizimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror, deri në 31 gusht, sipas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në 30 qershor në Prizren nga drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë e Kosovës, Çako e Maxhuni.

Këtë verë, fluksi në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri pritet të shënojë rritje të mëtejme në korrik e gusht krahasuar me qershorin dhe me vitet e kaluara që ishin gjithnjë me ngritje.

Gjatë tre muajve të verës 2015 – qershor, korrik e gusht, mes Shqipërisë e Kosovës kishte më shumë se 2.7 milionë (2732089) hyrje dalje të personave. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts