Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reagimi i parë i Albin Kurtit për Nenad Rikalon: ja si mund të jemi njohur, prokuroria duhej të vepronte

by te Sheshi
19/09/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Reagimi i parë i Albin Kurtit për Nenad Rikalon: ja si mund të jemi njohur, prokuroria duhej të vepronte

Deputeti i Vetëvendosje-s, Albin Kurti, i ka quajtur absurde pohimet e qeverisë se ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, i akuzuar nga qytetarët shqiptarë për tortura dhe maltretime gjatë luftës, nuk ka qenë i përfshirë në ato veprime siç kanë dëshmuar banorët e Lagjes “Dardania”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook shkruan se deklarata e kryeministrit Haradinaj për Rikalon është paragjykuese dhe e papërshtatshme, pasi që është e parakohshme.

Kurti kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Rikalo dhe thotë se Prokuroria e Kosovës do të duhej të vepronte menjëherë pas akuzave të banorëve të lagjes “Dardania”.

Ai po ashtu konsideron se përmendja e tij dhe e Shpend Ahmetit në një deklaratë për media të Rikalos është bërë me qëllim të goditjes së opozitës.

Komenti i plotë i Albin Kurtit

Të shkarkohet Rikalo

Në javën që shkoi, Ministri i Bujqësisë, z. Nenad Rikalo, është akuzuar me dëshmi publike nga disa banorë të lagjes “Dardania” të Prishtinës se ka ushtruar dhunë ndaj shqiptarëve gjatë kohës së okupimit dhe luftës në Kosovë.

Posaçërisht është absurde se si kryeministri Haradinaj ka deklaruar se e kanë siguruar Prokuroria e Shtetit, AKI-ja dhe Policia e Kosovës se ministri Rikalo nuk ka qenë i përfshirë në ato veprime siç kanë dëshmuar banorët e Lagjes “Dardania”. Prokuroria e Kosovës do të duhej të vepronte menjëherë, ndërkaq vetëm eventualisht në një proces të ardhshëm gjyqësor mbrojtja e Rikalos do të mund t’i angazhonte si dëshmitarë të mbrojtjes këta zyrtarë shtetërorë të cilët praktikisht po thonë se banorët e Dardanisë po gënjejnë. Deklarata dalzotëse e z.Haradinaj për ministrin e tij Rikalo është: 1) paragjykuese sepse para një gjykimi veçse potencial; dhe 2) e papërshtatshme sepse e parakohshme.

Fillimisht, e pakta që duhej bërë është pezullimi i menjëhershëm i postit të ministrit për z. Nenad Rikalo. Tash, ai duhet shkarkuar. Pasi dëgjuam ato që thanë banorët e lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë, çfarëdo mbrojtje e Rikalos, qoftë nga ai vetë qoftë nga shefi i tij, vetëm sa e rriti dyshimin për të. Krimet nuk vjetrohen. Sepse njerëzit nuk harrojnë. Sepse jetët e njerëzve krimi i ka ndryshuar përgjithmonë.

Në anën tjetër, para disa ditëve, ministri Rikalo, ka deklaruar se më njeh mua nga koha e themelimit të KAN-it (KosovActioNetëork). Ndoshta z. Rikalo më njeh, unë nuk e mbaj mend. E shumta, ka mundësi që z. Nenad Rikalo të ketë qenë pjesëmarrës në konferencën “Drejtimet e reja” që është mbajtur në Grand Hotel në Prishtinë nga 8 deri më 13 korrik 2003. Këtu, duhen theksuar dy gjëra.

Së pari, kjo konferencë e ka rivitalizuar KAN-in që është formuar në vitin 1997 nga aktivistë ndërkombëtarë me në krye Alice Mead (tash Alice James) të cilët kanë mbështetur asokohe protestat tona studentore. Në këtë konferencë në korrikun e vitit 2003 kanë marrë pjesë mbi 70 aktivistë e personalitete të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si Adem Demaçi nga Kosova, Rexhep Mejdani nga Shqipëria, Barend A. J. Cohen nga Holanda, Bernie Sullivan nga Britania e Madhe, Valerie Hughes nga Irlanda, Alberto L’Abate nga Italia, Louis Sell nga ShBA-të, Christine von Kohl nga Austria etj. Në mesin e pjesëmarrësve ishin dhjetëra përfaqësues të OJQ-ve, edhe nga të gjitha pakicat kombëtare në Kosovë. Ka pasur edhe serbë nga Beogradi si psh. znj. Sonja Biserko. Që të gjithë këta kanë qenë mysafirë në konferencën që rivitalizoi KAN-in e formuar qysh në vitin 1997.

Së dyti, e që është më e rëndësishme, banorët e lagjes “Dardania” tash nuk po e akuzojnë as znj. Sonja Biserko që mori pjesë në konferencën e KAN-it e as z. Nenad Rashiq që ishte ministër dikur në qeverinë e Kosovës. Ata po e akuzojnë ministrin e bujqësisë z. Nenad Rikalo. Askush nuk po i fajëson serbët në përgjithësi, as ndonjë serb të veçantë i cili nuk u kujtohet. Ata po e identifikojnë ministrin aktual me emër e fytyrë si bashkëpunëtor të kriminelëve të tjerë në mynxyrën që u ka ndodhur në vitin 1999 e të cilën po e përshkruajnë në detaje.

Pse ministri Rikalo më përmend mua, por edhe Shpend Ahmetin e Ilir Dedën, në sqarimin e tij publik? Ka dy mundësi, e të cilat nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para, ai synon ta godasë opozitën duke i bërë argatin qeverisë e sidomos PDK-së, zyrtarë të së cilës nuk çajnë kokën nëse Rikalo ka kryer krime por vetëm se a mund ta dëmtojnë sadopak me ndonjë insinuatë Lëvizjen VETËVENDOSJE! E dyta, ndoshta përgjegjësia e Rikalos për akuzat e banorëve të lagjes “Dardania” mund të jetë dyshim i bazuar, dhe ai nga paniku po imagjinon fije kashte ku do mund të kapej. Secila nga këto mundësi dhe të dyja bashkë, gjithsesi e rrisin dyshimin në ministrin Rikalo. /tesheshi.com/

Related Posts

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”
Diplomaci

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij
Sociale & Shoqëri

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025
Next Post
Pamjet e rralla: ja si shqiptarët e kapur rob në 1912 dërgoheshin në Beograd (video)

Pamjet e rralla: ja si shqiptarët e kapur rob në 1912 dërgoheshin në Beograd (video)

Një Shqipëri me dy “qeveri”: si  punojnë ministrat teknikë në “ilegalitet”

Një pakt i ri Basha-Rama për Reformën zgjedhore që gropos partitë e vogla

Anija e bllokuar në Libi, Drejtoria Detare: shmangni portet në këto vende, janë të pasigurta

Anija e bllokuar në Libi, Drejtoria Detare: shmangni portet në këto vende, janë të pasigurta

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni