REAGIMI/ Alarm në institucionet e Kosovës: Dyshime se fotoja e Brovinës është një “fake news”

Institucionet dhe mediat në Kosovë janë alarmuar nga pretendimet se fotografia e sjellë në parlament nga deputetja Flora Brovina mund të jetë joautentike.

Pretendimet e zonjës Brovina se fotografia paraqet përdhunimin në grup të një gruaje shqiptare gjatë luftës janë vënë në dyshim pasi një e tillë u gjet në arkivat online, e madje edhe më keq, në disa arkiva të faqeve pornografike irakiane.

Lidhur me këtë, kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka njoftuar se do të mbajë një takim me të gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë, inteligjencës dhe institucioneve tjera.

“Kam ftuar të gjithë bartësit e institucioneve të drejtësisë, të inteligjencës dhe institucioneve tjera gjegjëse që të kemi një takim për këtë çështje që t’i jepet një drejtim”, ka thënë ai.

Duke folur pas zhvillimeve të djeshme ku origjinaliteti i fotografisë së publikuar nga Flora Brovina u vu në dyshim, Veseli  ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë fokusin.

“Çdo njeri, çdo rrugë, lagje, fshat dhe qytet e ka historinë e vet në këtë masakër që i ka ndodhur popullit tim dhe do t’i bëjmë të paguajnë – kjo është ajo që duhet të fokusohemi”.

“Kjo është një dhembje më shumë që i është shkaktuar sonte Kosovës si pasojë e asaj gjendje të rëndë”.

“Është një mesazh për të gjithë, edhe deputetët edhe qytetarët, nuk guxojmë të çorientohemi, ky është qëllimi i Serbisë”.

“Deputetja Flora Brovina insiston. Kur ke parasysh që është një grua që ka pësuar bukur rëndë, do të thotë ka pësuar me përjetimet të veta, dhe kjo pastaj është një vazhdimësi e këtij traumatizimi. Gjenocidi serb ka ndodhur në Kosovë dhe çdo qytetar i Kosovës është dëshmitar. Ka fakte dhe dëshmitarë të mjaftueshëm, nuk kemi nevojë për fotografi diskutabile kur i kemi njerëzit e gjallë”.

Veprimi i deputetes Brovina u kritikua ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut, dhe nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Kryesuesja e kësaj qendre, zonja Vasfije Krasniqi Goodman, ka thënë se me këtë publikim vetëm sa i është plasur zemra viktimave dhe familjarëve. Ka pasur shumë kritika se ajo fotografi edhe nëse është autentike nuk e ka vendin në media, por në gjykata ndërkombëtare. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts