Auto Dak
Auto Dak

Rama: shtatë ura të tjera në Rrugën e Kombit, fund qarkullimit me dy korsi

Kryeministri Rama bëri me dije se për pak ditë dhe segmenti Oxhak – Morin në pjesën fundore të Rrugës së Kombit, aty ku më pas autostrada vijon në tokën kosovare, do jetë me katër kalime. E kjo pas përfundimit të urave, të lëna pa përfunduar që në 2009-ën.

“EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, shkruan Rama.

Shefi i qeverisë ka hedhur kritika ndaj paraardhësit të tij Berisha, duke thënë se e la të papërfunduar Rrugën e Kombit, referuar sidomos segmentit Oxhak(periferia e Kukësit) – Doganë e Morinit.

Për më tepër, Rama e ka shpjeguar vënien e tarifës në Rrugën e Kombit jo vetëm me mirëmbajtjen por dhe përfundimin e saj, ku përfshihet dhe një ure e re mbi Drin në hyrje të Kukësit. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts