Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama prezaton segmentin Milot – Fier: kosovarët, me shpejt drejt Jonit

Kryeministri Rama promovoi aksin Milot – Fier, një vepër e madhe rrugore, e cila sipas tij hap një perspektivë të re për Shqipërinë.

“Segmenti Milot- Balldren është ende në një proces kohor të paezauruar dhe kjo është edhe arsyeja se përse këtu flasim për segmentin Milot – Fier me një formulë të re që nuk e ngarkon shtetin shqiptar sesa një garanci minimale trafiku, praktikë e njohur publikisht dhe botërisht ndërkohë që i gjithë financimi prej 1 mld e 200 mln euro do të bëhet nga fituesi i kësaj gare dhe do të kemi një aks të korridorit blu që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë në unazën ku lëviz një pjesë e konsiderueshme e trafikut përgjatë sezonit turistik. Do të ndodh një transformim kolosal në çdo aspekt”, tha Rama.

Siç tha ai, “nga Morina në Fier, do të shkohet për 3 orë dhe aksesi i të gjithë turistëve që vijnë nga Kosova në bregun e Jonit, jo vetëm që do të jetë më i shpejtë por edhe shumë i sigurt”.

Rama përmendi dhe të djeshmen e pretenduar në infrastrukturë, atë me shumë rrugë të shtruara nën qeverisjen e PD, kur tha se “një të mbaruar nuk e gjetëm, dhe jo vetëm nuk e gjetëm, por në shumicën prej tyre na u desh të rifillonin projekte nga e para, të ndesheshim me absurditete, me diferenca urash”. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts