Auto Dak
Auto Dak

Rama: Edhe për domaten shqiptare në tregun maqedonas, ja çfarë nuk po kuptojnë skeptikët e “Shengenit” rajonal

Kryeministri Rama ka shpotitur të gjithë kritikët e “Shengenit”  rajonal, duke u përpjekur që dhe njëhëre të shpjegojë atë që ai mendon se ata, skeptikët, nuk po kuptojnë.

“Ne nuk presim që të bëhemi pjesë e BE për të çuar domate në Maqedoninë e Veriut. Të presim BE për t’i thënë turistëve të huaj që shkojnë në një nga vendet tona? Duhet të bëjnë dy palë rrugë dhe të marrin dy palë viza. Ku është e keqja për sipërmarrësit që duan të kenë paga më të larta. Pse do presim BE që të hyjmë në BE që shqiptarët të mund të punojnë në vendin e tyre? Do presim BE?

Në vend që të themi sa mirë, fillojmë dhe fantazojmë. Një union doganor jam përpjekur të bëj unë me Kosovën dhe është refuzuar nga kryeministri që sot më tregon mua për union doganor jugosllav. Këtu ka vetëm një të keqe që lehtësohen qytetarët dhe bien kauzat false.

Jemi lagjia më e varfër e Europës dhe lagjia e pasur ka interesat e veta se ata janë në sherr si do ndajnë fondet. E keni dëgjuar Macron kur thotë nuk funsionon me 28, si mund të funksionojë me 34. Çfarë duhet të bëjmë ne? Çfarë do presim. Ky është një proces normal ku e vetmja e re është se nuk na ka mbledhur Hahn. Ata sot akoma nuk kanë krijua qeverinë e BE sepse nuk merren vesh”, argumentoi Rama. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts