Auto Dak
Auto Dak

Rama bën gati ndryshimet në qeveri: LSI rimerr Shëndetësinë?!

Edi Rama i hap rrugë riformatimit të kabinetit qeveritar përpara kongresit. Madje burime pranë selisë rozë bënë të ditur se ndryshimet mund të ndodhin javën e ardhshme.

Siç mësohet, do të riformatohet gati 60% e kabinetit qeveritar dhe LSI-ja do të heqë ministrat aktualë duke ndërruar vendet në qeveri.

Po ashtu, PS-ja do të heqë dorë nga Ministria e Shëndetësisë për t’ia dhënë atë LSI-së dhe do të marrë Ministrinë e Transporteve.

Madje është folur edhe për emra konkretë. Siç bëhet e ditur do të jetë Vangjel Tavo që do të rikthehet tek Shëndetësia, ndërkohë Ilir Beqaj do të kalojë vetëm në PS ku pritet të emërohet Sekretar Organizativ.

Si kandidatë për Ministrinë e Transporteve flitet Artan Gaçi apo deputeti tjetër socialist, Ervin Bushati.

Ndërkaq, këto burime thonë se LSI do të heqë dorë edhe nga Ministria e Integrimit dhe si emër që përflitet për ta marrë këtë post është kandidatja e së majtës në Shkodër, Keti Bazhdari.

Dilema është PDIU-ja e cila ka kërkuar poste minstrore, por siç mësohet këto ditë Edi Rama i ka dhënë dy drejtori të rëndësishme qëndrore: Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Institutin e Sigurimeve dhe Kontrollit Shëndetësor.

Vjollca Braho zëvendësoi Milva Ikonomin në krye të ISKSH-së dhe Artan Hado i cili ishte nëndrejtor në ISSH mori vendin e Brahos, pra drejtor.

Po përflitet si mundësi edhe një lëvizje paralele e Saimir Tahirit në qeveri, pasi LSI-ja ka shfaqur ambicje në Ministrinë e Brendshme dhe ka gjasa që në këtë post të vihet një politikan konsensual mes Ramës dhe Metës.

Por burimi tha se Rama nuk tërhiqet për Tahirin si dhe postin që e konsideron kryesor në qeveri.

Ndërkaq, Shkëlqim Cani duket se i ka ditët e numëruara në kabinetin “Rama” pas edhe disa mosmarrëveshjeve me kryeministrin për menaxhimin e tatimeve dhe doganave ku nuk është realizuar plani i të ardhurave.

Vetë kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugë për herë të parë publikisht mundësisë së ndryshimeve në qeveri. Në qoftë se deri dje ai theksonte prerë se “skuadra nuk ndryshon dhe qëndron e tillë deri në zgjedhje”, në intervistën e dhënë për Ilir Babaramon në report TV, Rama la shtegun e lirë.

“Nuk mund t’ju përgjigjem çfarë do bëj nesër, deri në zgjedhjet e ardhshme, s’mund t’ju përgjigjem…Gjithsecili ka detyra, ka afate dhe ka një program për të zbatuar, deri tani më duket se gjithsecili ka ecur sipas afateve të programit, nëse dikush do lodhet sigurisht nuk do e lodhim më tutje, e ulim në stolin e rezervave”, u shpreh kreu i qeverisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts