reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Qyteti i Anit: perandoria e harruar nga bota në kufirin turko-armen

Qeverisur nga një spektër i gjerë mbretërish dhe perandorish përgjatë shekujve, që nga Bizantinët deri tek Osmanët, qyteti Ani dikur ishte strehë për mijëra njerëz, duke u shndërruar në një vatër kulturore dhe fuqi rajonale nën dinastinë mesjetare armene Bagratid. Sot, ai është një vend i frikshëm, një qytet i braktisur fantazmash që qëndron i vetëm mbi një pllajë në lartësitë e largëta të verilindjes së Turqisë, 45 kilometra nga qyteti më i afërt kufitar.

Ndërsa ecën mes shumë rrënojash, të lëna në shkatërrim për gati 90 vjet, tingulli i vetëm është era që fryn përmes një gryke që shënon kufirin mes Turqisë dhe Armenisë.

FCKKJ5 walls of the ancient Armenian city of Ani

Bilanci i shumë sundimtarëve

Vizitorët që kalojnë përmes mureve të Anit i pret një pamje panoramike e rrënojave që u përkasin tre shekujve dhe pesë perandorive – përfshirë armenët Bagratid, bizantinët, turqit selxhukë, gjeorgjianët dhe osmanët. Pllaja ku shtrihet Ani iu dha Rusisë kur perandoria Osmane u mposht në luftën Ruso-Turke të viteve 1877-78. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, osmanët luftuan për ta marrë sërish Anadollin verilindor, e, edhe pse e pushtuan Anin dhe zonën përreth, rajoni iu dha republikës së sapoformuar të Armenisë. Vendi ndryshoi drejtim për herë të fundit pasi republika e sapolindur Turke e rimorri atë gjatë ofensivës lindore të vitit 1920 në Luftën Turke për Pavarësi.

ani 2

Një territor i shumëkërkuar

Rrënojat e urës së lashtë mbi lumin Akhurian, që gërryen rrugën e vet në fund të prroskës për të krijuar një kufi natyror, janë mëse të përshtatshme për të treguar gjendjen e nderë të marrëdhënieve turko-armene. Dy vendet prej një kohe të gjatë nuk bien dakord në lidhje me vrasjen masive të armenëve që ndodhi nën sundimin osman gjatë luftës së parë botërore dhe Turqia e mbylli zyrtarisht kufirin e saj tokësor me Armeninë në vitin 1993, si përgjigje ndaj konfliktit territorial midis Armenisë dhe aleatit të Turqisë, Azerbajaxhanit.

Përpjekje për të shpëtuar rrënojat

ani 3

Edhe pse fokusi mbi tensionin turko-armen merr pjesën më të madhe të bisedave rreth Anit, po bëhen përpjekje nga arkeologët dhe aktivistët që të shpëtohen rrënojat, që janë braktisur në favor të vendndodhjeve më të aksesueshme dhe më pak historike nga lashtësia klasike.

Historianët prej një kohe të gjatë kanë argumentuar rëndësinë e Anit si një pikëlidhje e shumë ngjarjeve të harruara mesjetare dhe si rezultat, Ani është tashmë në një listë që tenton të marrë njohjen nga UNESKO, si vend i trashëgimisë botërore. Me pak fat dhe punë të kujdesshme restauruese, e cila ka nisur që prej vitit 2011, ata mund të jenë në gjendje të dobësojnë dorën e kohës.

“Qyteti i 1001 kishave”

ani 4

Në kulmin e historisë së vet, gjatë shekullit të 11-të, akademikët vlerësojnë se popullsia e Anit arriti pothuajse 100 mijë njerëz. Interpretimet artistike bazuar në gjetjet e vendeve arkeologjike në qytet tregojnë për një qendër të populluar mesjetare, të mbushur me mijëra shtëpi, dyqane artizanale dhe kisha impresive të përhapura në gjithë qytetin.

I njohur si “Qyteti i 1001 kishave”, sundimtarët armenë të Anit dhe tregtarët e qytetit themeluan një numër të jashtëzakonshëm vendesh besimi, të gjitha të dizenjuara me arkitekturë madhështore dhe sipas mendjes artistike të kohës. Edhe pse epiteti është një hiperbolë, arkeologët kanë zbuluar prova të të paktën 40 kishave, faltoresh dhe mauzoleumesh të asaj kohe.

Një katedrale imponueseani 5

Një fortesë me tulla ngjyrë ndryshku, katedralja e Anit përvijohet mbi qytetin tashmë të braktisur. Edhe pse kubeja e saj ra gjatë një tërmeti të vitit 1319 – dhe, shekuj më pas, një tjetër tërmet shkatërroi edhe qoshen veriperëndimore-  ajo qëndron ende në përmasa imponuese. Përfundoi si punë në vitin 1001, nën mbretërimin e mbretit armen, Gagik I, kur pasuria dhe popullsia e Anit ishte në kulmin e vet.

Trdat, arkitekti i njohur armen që e dizenjoi atë, gjithashtu u shërbeu edhe bizantinëve për të riparuar kubenë e kishës Hagia Sophia.

Gjysma e një kishe

ani 6

Në qytet, ka mbetur vetëm gjysma e kishës së Shpëtimtarit –  një monument si për trimërinë artistike të dinastisë armene Bagratid ashtu edhe për pashmangshmërinë  ekohës. Parë midis skelave të shumta që e rrethojnë tashmë, kisha ishte një festë e vërtetë arkeologjike në kohë kur u ndërtua. Në të duken 19 harqe dhe një kupolë, të gjitha të ndërtuara nga basalt vullkanik nga guroret vendase në ngjyrë të kuqe në kafe.

Kisha gjithashtu mbante një fragment të Kryqit të vërtetë, mbi të cilin u kryqëzua Jezusi. Mbrojtësi i kishës, princi Ablgharib Pahlavid, thuhet se e siguroi reliken gjatë një vizite në oborrin bizantik në Konstantinopojë.

Kishë për një princani 7

Ndërtuar diku në fund të shekullit të dhjetë, kisha e Shën Gregorit të Abughamrentsis ka një dukje stoike,  me një faltore 12 anëshe e cila mban një kupolë të gdhendur me arkada të mbyllura: harqe që ndërtohen vetëm e vetëm për zbukurim në vend që të drejtojnë në ndonjë portik. Në fillim të viteve 1900, u zbulua një mazeolum varrosur në anën veriore të kishës, nën të që me gjasa mban eshtrat e mbrojtësit të kishës, princit Grigor Pahlavuni nga armenët Bagratid dhe të fisit të tij. Për fat të keq, si shumë vendndodhje në Ani, brendia e varrit të princit u plaçkit në vitet 1990.

Mbetje të një qyteti nëntokësor

FCKJ4D view of the ancient Armenian city of Ani

Në krah të kundërt të kishës së Shën Gregorit të Abughamrents ndodhen një sërë guvash të gërrmuara në shkëmb, e disa historian spekulojnë se ato mund të jenë më të vjetra se Ani. Guvat ndonjëherë përshkruhen si “qyteti nëntokësor” dhe shenjat tregojnë për përdorimin e tyre si varre dhe kisha. Në fillimet e shekullit të njëzetë, disa nga këto guva u përdorën edhe si vendbanime.

Një kishë rojëani 9

Kisha e Shën Gregorit të Tigran Honents qëndron vigjilente mbi luginën që ndan Turqinë me Armeninë. Porositur nga një tregtar i pasur dhe ndërtuar në vitin 1215, ajo u ngrit në kohën kur mbretëria sunduese, në atë kohë,  e Gjeorgjisë i dha Anin si dhuratë sundimtarëve me gjak armen, Zakarianëve. Gjatë dimrit, kisha e vetmuar përbën një pamje mbresëlënëse përkundrejt stepës së pafund armene të mbuluar nga dëbora që duket në distancë.

Afresket nëpër mureani 10

Kisha e Shën Gregorit të Tigran Honents është një nga ndërtesat e ruajtura më mirë, zbukuruar me mbetje pikturash që përshkruajë skenë nga jeta e Krishtit dhe Shën Gregorit, Ndriçuesit.  Cikli i detajuar i afreskeve nuk shfaqet si i zakonshëm në artin armen të kohës e kjo ka bërë që akademikët të besojnë se artistët me gjasa kanë qenë gjeorgjianë.

Një minare islamike ende në këmbëani 11

Perandoria Selxhuke – shteti turk në Anadoll që përzuri bizantinët dhe më pas krijoi perandorinë Osmane – kontrollonte zonën e gjerë që sot është Turqia verilindore dhe Armenia, duke nisur nga mesi i vitit 1000. Sidoqoftë, në vitin 1072, selxhukët ia dhanë kontrollin e Anit një dinastie islamike me origjinë kurde, Shaddadids.

Shaddadids, nga ana e tyre, lanë shenjën në qytet, me ndërtesa si ajo e xhamisë Manuchihr, e cila ka mbetur në majë të një shkëmbi. Minareja e saj qëndron ende në këmbë që prej kohës kur u ndërtua xhamia në fund të viteve 1000, pjesa tjetër e xhamisë me gjasa është shtesë e shekujve të 12-të dhe 13-të.

Origjina ndez debateani 12

Qëllimi fillestar i xhamisë Manuchihr debatohet si në anën turke, ashtu edhe në atë armene. Disa argumentojnë se ndërtesa shërbente një herë e një kohë si pallat për dinastinë armene Bagratid dhe më pas u shndërrua në xhami. Të tjerë argumentojnë se struktura u ndërtua si xhami që nga themelet, dhe ishte xhamia e parë turke në Anadoll. Në vitet 1906 -1918, xhamia shërbeu si muzeum i gjetjeve të gërrmimeve në Ani nga arkeologu rus, Nicholas Marr. Pavarësisht origjinës së ndërtesës, katër dritaret elegante të xhamisë shfaqin pamje spektakolare të lumit dhe të anëve të tjera të grykës së lumit.

Muret, dikur të mrekullueshmeani 13

Muret e jashtme të qytetit të Anit duken gati në të shëmbur, por kur ato u ndërtuan në shekullin e dhjetë, ato përbënin një mbrojtje të jashtëzakonshme. Familja e mbretërve Bagratid i ndërtoi muret në mënyrë që të mbronte kryeqytetin e ri, dhe përgjatë shekujve, ato mbrojtën banorët e qytetit rrethim pas rrethimi nga armiq të ndryshëm. Këto ledhe së bashku me banorët e Anit, u bënë dëshmitare të konflikteve të përgjakshme midis Bagratidëve dhe bizantinëve dhe mes bizantinëve e selxhukëve.

Pavarësisht historisë së Anit si fushë lufte, rrënojat përfaqësojnë gjithashtu shumë periudha përgjatë historisë ku qyteti njohu shkëmbime të mrekullueshme kulturash, besimesh dhe motivesh artistike.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/