Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Qeveria e pritshme e Kosovës, Xhavit Haliti: jo me 61 numra! (dhe një mendim për Ramën, Bashën dhe Selamin)

Si një politikan i moçëm dhe nënkryetar Kuvendi për disa vite shpreh haptas qëndrimin se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile, e jo për një qeveri prej 61 numrash.

Është ky anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, i cili thotë qartë se vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja nëse koalicioni i udhëhequr nga Veseli dhe Haradinaj dështojnë dy herë të zgjedhin qeverinë dhe nëse presidenti nuk i jep mandatin një partie/koalicioni tjetër.

Haliti në një intervistë ekskluzive për tesheshi.com tregon nëse do të pranonte të merrte postin e kryekuvendarit nëse ja beson koalicioni PAN, pse është urgjente të ndodhin reforma sa i përket qëndrueshmërisë së institucioneve, për rezultatin që mori PDK në zgjedhjet parlamentare, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit si dhe jep versionin e tij edhe për politikën shqiptare, pra për fitoren e Ramës dhe garën për kryetar të PD-së.

 

Intervistoi: Blendi Gashi

Ju jeni nënkryetar në detyrë i Kuvendit. A keni informata kur do të thirret mbledhja e kryesisë për të caktuar seancën konstituive?

Kryesia e Kuvendit do të vendos për mbledhjen atëherë kur koalicioni do të merret vesh me presidentin se i ka shumicën e votave për ta krijuar qeverinë. Tani janë dy mundësi, që Kryesia ta thërras seancën themeluese të Kuvendit, respektivisht konstituimin e Kuvendit me organet e veta, pra që të zgjidhet Kryesia dhe kryetari i Kuvendit dhe pastaj të proceohet me zgjedhjen e komisioneve. Sidoqoftë, Kuvendi i shkarkuar po pret që presidenti të bëj thirrjen e seancës dhe më pas kryetari në detyrë i Kuvendit ta caktojë datën e mbledhjes së Kryesisë.

Zhagitja a po ndodh për shkak të mungesës së numrave nga koalicioni PAN?

Si koalicion PAN kemi caktuar z. Veseli dhe z. Haradinaj që të negociojnë dhe të na sjellin konstatimet me partitë përkatëse. Deklarimet e tyre janë optimiste se i janë numrat e duhura. E dini se mediume të caktuara kanë publikuar emrat e deputetëve të caktuar të partive tjera të cilët do të votojnë kandidaturën e z. Haradinaj për kryeministër dhe qeverinë e tij. Por përderisa nuk ka procedim në Kuvend, nuk ka diçka zyrtare të deklaruar në organet e partive përkatëse. Sidoqoftë është duke u bërë një përpjekje për të krijuar një qeveri sa më të gjërë dhe besoj që për shkak të rrethanave që gjendemi si koalicion jemi të obliguar disa gjëra t’i mbajmë për vete.

A ka gjasa që javën e ardhshme të mbahet seanca konstituive e Kuvendit?

Besoj që në afatin kushtetues do të mbahet seanca konstituive dhe më pas seanca për krijimin e qeverisë. Janë datat e caktuara sipas kushtetutës dhe në momentin e duhur opinioni do të jetë i njoftuar me kohë.

A do jetë sërish Veseli kandidat për kryekuvendar? Do të pranonit ju nëse PAN ju kandidon ?

eseli është kryetar i koalicionit dhe ai ka krijuar një përvojë mjaft të mirë gjatë këtyre tre vjetëve si kryetar i Kuvendit dhe duke pasur parasysh pozicionin e tij besoj se Kadri Veselit i takon pozita e kryeparlamentarit. Nëse partia dhe kryetari i partisë kërkonin diçka prej meje nuk e kam problem këtë gjë.

Ambasadorja gjermane Viets së fundmi për mediat u shpreh haptas se duhet të krijohet qeveri stabile e jo një që rrezikohet nga numrat. A jeni ju për një qeveri gjithëpërfshirëse apo pajtoheni edhe me një prej 61 numrash?

Është interesant të flitet për këtë çështje bazuar në atë që ka ndodhur në të gjitha legjislaturat e kaluara të Kuvendit dhe qeveritë e kaluara. Unë mendoj se edhe Bashkësia ndërkombëtare e veçanërisht partitë politike në Kosovë janë pro bërjes së një reforme kushtetuese sa i përket qëndrueshmërisë së institucioneve. Nuk mund t’i lëjmë si probleme me mundësi interpretimi të dyfishta, vendimet siç janë zgjedhjet, emërimet, shkarkimet, etj.

Dhe e dyta, dihet se legjislatura e kaluar ka pas shumicën absolute të deputetëve dhe shumë herë ka ndodh të mos ketë kuorum për arsye të ndryshme, qoftë nga papërgjegjësia e deputetëve apo sabotimi i qëllimshëm i punës nga ta në seanca të caktuara ku janë dashur të miratohet ligje e amandamente që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit.

Në demokraci momentin që i ke shumicën e votave mund ta krijosh qeverinë, por nëse një shumicë tjetër që e ka një votë më pak është e gatshme të sabotojë gjithë procesin atëherë ky koalicion do ketë probleme serioze.

Problemet fillojnë nga votimi i obliguar me 2/3 e votave për çështje të caktuara dhe a mund të kalohet votimi i dyfishtë që duhet të bëhet nga pakicat.

Me një numër të caktuar prej 61 votash asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të kalon sepse çdo qeveri e ka të bllokuar vetën në këtë rast. Për ata po them se do ishte mirë që të kemi një shumicë absolute, pra të arrihet koalicion edhe me ndonjë parti tjetër të madhe dhe të bashkëveprojmë për interesat e qytetarëve.

Por mendoj se edhe deputetët nuk kanë marrë votën nga qytetarët për të sabotuar institucionet dhe të zbatojnë strikt interesat e partisë, por i kanë fituar votat për të krijuar një legjislativ të besueshëm. Nëse vërtetë e duam këtë, atëherë të gjithë ne duhet të dalim nga vetvetja dhe nga interesat politike personale për interesat shtetërore.

Nga kjo që deklaruat, a i bie se më shumë jeni për një qeveri gjithëpërfshirëse me një mandate të caktuar se për një qeveri që do varet nga 61 numra?

Mendoj se këtë rast nuk më takon të shpreh mendimet personale të cilat i kam shpreh disa herë. Unë jam që të vetëdijësohemi përfundimisht që Kosovës i duhet institucione të qëndrueshme dhe në secilin variant të isha në opozitë do ta votoja qeverinë me një kusht, që kjo qeveri dhe kjo legjislaturë t’i futen reformës institucionale për të krijuar institucione të qëndrueshme dhe me rregulla loje strikte.

Pra, nëse duhet të kërkohet votëbesimi i qeverisë për ndryshimet të ministrave, duhet të ketë një vendim të Parlamentit dhe jo kryeministri t’i emërojë ministrat e zv.ministrat thuajse ata janë nëpunës të thjeshtë të administratës.

Në situatën të cilën jemi do të duhej të reflektojmë secili për vetën e tij dhe të mendojmë se çfarë pozicioni gjendet vendi, sidomos në atë ndërkombëtar.  Mendoj se çdo legjislaturë e Kuvendit dhe çdo qeveri duhet të kenë mandatë katër vjeçar dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të jenë të rregulluara që të mos ketë asnjë zbrazëti kushtetuese e institucionale.

Pra nëse një koalicion kërkon që të shkarkohet kryeministri duhet t’i ketë 61 nënshkrime të garantuara dhe t’i dërgojë te presidenti dhe kryeparlamentari, dhe ditën që shkarkohet kryeministri të merr detyrën kryeministri i ri me votëbesim, dhe të vazhdohet puna derisa të përfundojë legjislatura. Përndryshe gjithmonë do ketë kësi lojërash që nuk e ndihmojnë të ardhmen e vendit dhe realisht janë neveritëse edhe për qytetarët.

Nëse dështon që PAN të formojë qeverinë, a duhet presidenti t’ia jap mandatin partisë/koalicionit të dytë apo jo?

Në bazë të interpretimit të Kushtetueses që është bërë nga Gjykata Kushtetuese pas zgjedhjeve të vitit 2014-të presidenti ja jep mandatin kandidatit të dytë të koalicionit fitues, pra nëse dështon kandidati i parë. Nëse shikohen praktikat e tjerve, atëherë mandatin e merr kandidati që ka të garantuar shumicën e votave dhe ja prezanton presidentit. Ai është mandatar. Por në këtë rast zgjidhja sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk i ofron shumë mundësi një koalicioni tjetër.

Nëse veprohet zbrazëtive që kemi në Kushtetutë mund të them se bën edhe ashtu edhe kështu, pra është në dorën e presidentit të vendos. Pra vendimi i Kushtetueses është që pasi kandidati i parë i koalicionit fitues dështon, t’i jepet mundësia edhe kandidatit të dytë po nga ky koalicion, por jo koalicionit të dytë, kurse në rastin e tretë është në dorën e presidentit se kujt dëshiron t’ia japë mandatin.

Një gjë është e qartë nëse në këto tri variante nuk zgjidhet qeveria, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Deputet nga VV dhe LDK kanë paralajmëruar tensionim të situatës dhe organizim të protestave nëse Thaçi vepron ndryshe. Si i shihni këto deklarime?

E drejta për të protestuar është e gjithëve, por shpresoj dhe besoj që nuk do të përsëriten protestat e dhunshme të cilat përveç dëmeve politike e materiale nuk kanë sjellë asgjë. Andaj protestat nuk mendoj se kanë ndonjë efekt pas një vendimi të tretë, sepse duhet të organizohet zgjedhjet e reja.

Pasi jemi tek zgjedhjet. Partia juaj u ndëshkua jo pak në zgjedhjet e 11 qershorit pasi humbët një numër jo të vogël të deputetëve? Pse ndodhi kjo? Ka një përgjegjësi të madhe Veseli si kryetar?

Si parti po përpiqemi të bëjmë një analizë. Ndërsa përgjegjësitë politike gjithmonë bien mbi udhëheqjen e jo anëtarësinë. Por në këtë rast do të thoja se deputet kemi më pak për shumë arsye. Një prej tyre është se në listën e deputetëve kemi pasur më pak se gjysmën e kandidaturave që kemi pasur në zgjedhjet e kaluara dhe kjo vetvetiu e zbret numrin e atyre që kanë votuar, sepse secili kandidat të paktën 4 mijë vota do t’ia sillte partisë gjë që rritë edhe numrin e votave për partinë.  Vendimi për të lidhur koalicionin parazgjedhor ka qenë i miratuar në Kryesi, dhe nëse anëtarësia kërkon përgjegjësi atëherë Kryesia duhet të japë përgjegjësi.

Vendimi për koalicion ka qenë i drejtë por rezultati paszgjedhor nuk është i kënaqshëm dhe nuk është prit si i tillë. Unë besoj se pas analizave do të nxjerrim mësim më shumë se do akuzojmë njëri-tjetrin siç po ndodhë në Shqipëri me rastin e Lulzim Bashës.

Zgjedhjet lokale do mbahen më 22 nëntor. A pritni të mbajë PDK komunat që udhëhetani apo ka rrezik t’i humb disa nga to duke parë rezultatin e 11 qershorit?

Rrezikun në politikë çdo herë duhet të kihet parasysh. Pra mund të humben komuna që aktualisht janë në qeverisje por edhe mund të fitohen komuna tjera, pra t’ua marrin partive tjera komunat që tani qeverisin.

Një problem me të cilin duhet të ballafaqohemi është se disa kryetar komunash kanë probleme me drejtësinë dhe disa kryetarë ndaj të cilëve ka fakte gykata duhet të mos kandidojnë sepse kjo në start sjellë partinë në një pozicion të pafavorshëm dhe nuk ka arsye të ndodh kjo duke pasur parasysh se brenda partisë kemi një numër të madh njerëzish shumë të zot që mund të kandidohen pë kryetar komune.

Të flasim pak edhe për politikën në Shqipëri. U befasuat nga rezultati që korri Edi Rama apo e keni pritur?

Të them të drejtën e kam përcjell me vëmendje fushatën e Edit dhe luftën që ka bërë sa i përket Vettingut bashkë me strukturat e shtetit, kundështitë ndaj saj dhe mbështetjen që e ka pas. Nëse funskionin oferta që është bërë për Vettingun do thoja se Edi Rama do mbetet lider shumë i madh i Shqipërisë. Nëse i futin pyka gjatë procesit do të jetë problem. Sidoqoftë mendoj se është sukses shumë i madh që ta udhëheq këtë proces dhe qeverinë dhe të marrë vendime edhe pa u varur nga partitë tjera.

Besoj se edhe përkundër kritikave suksesi i tij do jetë evident, e kam mbështetur fitoren e tij dhe do ta mbështesë prapë. Shpresoj që Shqipëria do bëhet shtet evropian dhe besoj që njerëzit që e dua Shqipërinë nuk do ta lëshojnë shancën të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Për t’u bërë pjesë e BE-së do ketë edhe dhembje dhe kushdo që ka abuzuar me shëndetin e vet do t’i ndijë dhembjet më pas.

Po garën brenda PD-së si e shihni? Sipas jush do të marrë Basha edhe një mandat apo do e rrëzon Selami?

I njohë të dytë si politikanë, z. Selami në kohën kur ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dhe Bashën kur është bërë kryetar Bashkie. I kam përcjellë fushatën dhe i kam dhënë mbështetje veçanërisht takimit të fundit të Bashës që kas pasur me Ramën për të mos e penguar procesin zgjedhor.

Unë besoj që për dallim nga herat tjera, PD po tregon është duke shkuar drejt demokratizimit sipas formulës së Partive Popullore Evropiane dhe e kanë një ofertë që të zgjedhin kandidaturën që ju pëlqen. Tani PD nuk është në fazën kur duhet të vrapojnë brenda një lideri i cili është i pandryshueshëm dhe kjo do t’i sjellë fitore Partisë Demokratike sepse do ta fitojë besimin tek e djathta evropaine tek Partitë Popullore, parti që i zbaton rregullat e lojës.

Unë besoj se edhe përkundër kundërshtimeve ndaj z. Basha të cilat dihen, në bazë të asaj që po vërej besoj që garën do ta fitojë Basha. Sidoqoftë i uroj sukses kushdo që zgjidhet. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts