Auto Dak
Auto Dak

Protestat e studentëve, dita nis me tjetër ftesë nga Rama

Studentët kanë dalë sërish në protestë, edhe pas një dialogimi në studio televizive mes Ramës dhe një grupi prej tyre në Top Show, ku pothuajse shumë ngërçe u sqaruan.

Megjithatë, në terren duket se gjërat nuk kanë lëvizur. Gjatë një natës, një grup studentësh qëndruan para kryeministrës, ndërkohë që sot do përqëndrohen sërish te Ministria e Arsimit.

Kryeministri Rama aludoi një natë më parë se protesta është e stisur nga struktura pranë opozitës dhe se është e projektuar për të shkuar fdrejt dhunës.

Ndërkohë, Rama ka përcjellë ftesën e radhës për dialog.

“Të dashur studentë protestues, gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. 8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë. Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit. Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)”, shkruan shefi i qeverisë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts