Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PRONONCIMI/ Mohimi si këndvështrim, Vuciç flet për “Raçakët” e luftës: unë vetë s’kam kryer krime!

by te Sheshi
06/01/2020
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
PRONONCIMI/ Mohimi si këndvështrim, Vuciç flet për “Raçakët” e luftës: unë vetë s’kam kryer krime!

Gazetarja dhe drejtorja e lajmeve të Euronews Albania, Ilva Tare intervistoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës së tij në Tiranë lidhur me Shengenin rajonal.

Tare i drejtoi Vuciçit pyetje kurajoze, ku përfshihej ajo për Raçakun dhe të djeshmen e luftës. Presidenti serb zgjodhi t’i quajë disa qëndrime si këndëvështrime, ndërkohë që hodhi tezën se të gjithë janë përfshirë në krime…

Si shkoi vizita juaj në Tiranë. Si ndiheni kur vizitoni Shqipërinë?

Ndjeva mikpritje të vërtetë dhe çdo gjë shkoi mirë. Mendoj se patëm një bisedë të frytshme mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Mbeta i kënaqur që Presidenti i Malit të Zi na u bashkua në ditën e dytë të vizitës sonë. Mendoj që çdo gjë shkoi mirë sepse e takuam njëri-tjetrin dhe bëmë shumë gjëra për të mirën e popujve tanë dhe të kombeve tona.

Zoti President Vuçiç, a është Samiti i Ballkanit Perëndimor një mjet për të krijuar një mini Bashkim Europian teksa ai i vërteti duket se i ka mbyllur dyert e zgjerimit për rajonin?

Kjo është një pyetje e vështirë që askush nuk dëshiron që të përgjigjet, por do të thosha që ne bëjmë më të mirën tonë për të përmirësuar standardin e jetesës për njerëzit, cilësinë e standardit të tyre të jetesës. Ne bëjmë më të mirën për të ulur kostot operacionale të tregtisë sonë dhe të të gjitha kompanive të tjera dhe për t’ju thënë të vërtetën, ajo që ne kemi nevojë për të bërë, është të lehtësojmë lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve dhe kjo është ajo që po bëjmë. Përveç kësaj apo pavarësisht kësaj, ne jemi në rrugën drejt Bashkimit Europian, duhet të përmbushim disa detyrime të rëndësishme, duhet të përmbushim axhenda të ndryshme megjithatë kur flasim për Bashkimin Europian, nuk e kemi ne në dorë çdo gjë. Është Bashkimi Europian ai që do të vendosë për të ardhmen tonë. Por kur flasim për veten tonë, gjithçka varet nga vetë ne dhe prandaj duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit dhe të përmirësojmë mjetet për sa i përket të ashtuquajturit iniciativës së minishengenit.

A mund të ketë bashkëpunim, një bashkëpunim të vërtetë mes vendeve të Ballkanit përpara se të kemi pajtim dhe paqe? Sepse ju ende i mohoni krimet e luftës në Kosovë. Deklarata juaj ditën e fundit për masakrën e Reçakut, cili është qëndrimi juaj për të?

Unë nuk kam mohuar kurrë krimet e luftës dhe ne në Serbi, për hir të së vërtetës, kemi dënuar shumë kriminelë lufte që vinin nga ish-Jugosllavia pavarësisht kombësisë dhe kemi pasur këndvështrime të ndryshme për diçka që ka ndodhur në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë. Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh. Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja.

Jo, ne mund t’ju kërkojmë të pranoni faktet.

Jo, kjo është ajo që ju thoni, ajo që ju mendoni. Ne mendojmë ndryshe.

Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu e ka thënë këtë, e ka dëshmuar këtë…

Kjo është hera e katërt që më ndërprisni dhe ende unë nuk i jam përgjigjur pyetjes suaj. Është ok ajo çfarë shumë njerëz thonë dhe kur flasim për komunitetin ndërkombëtar, ajo që shumë njerëz këtu thonë është që ne duhet të njohim pavarësinë e Kosovës dhe më pas analizojmë se komuniteti ndërkombëtar është i ndarë. Është saktësisht gjysmë për gjysmë. Por e lëmë këtë mënjanë. Mos e dëno dikë për shkak se ai ka këndvështrime të ndryshme për të kaluarën, mundohu ta bësh mik për të ardhmen. Kjo nuk është vetëm këshilla ime personale por diçka që unë ia them çdokujt si një ligjësi politike. Ne duhet të punojmë së bashku, ne duhet të jetojmë së bashku, duhet të krijojmë një atmosferë ndryshe në të cilën, njerëzit nuk duhet të ndëshkohen për shkak të gjuhës që flasim, për shkak të diçkaje që mendojnë ose që e kanë thënë ose që e kanë thënë me zë të lartë dhe që ka qenë ndryshe nga zyrtarët e shtetit apo të qytetit apo të provincës. Duke e lënë këtë mënjanë ne do të krijojmë një hapësirë të gjerë për bashkëpunimin brenda rajonit dhe do të bëjmë gjëra konkrete që do të mundemi për të rritur nivelin e bashkëpunimit dhe të sjellim më shumë investitorë për rajonin tonë dhe për të sjellë njëri-tjetrin më afër drejt të ardhmes.

Një pyetje të fundit: liderët serbë në të kaluarën e gjetën kurajën për të kërkuar falje për krimet e luftës në Bosnje dhe Kroaci. Mendoni se është koha për ju t’i kërkoni falje shqiptarëve për krimet e luftës në Kosovë?

Ajo që mendoj është se të gjitha palët kanë kryer shumë krime dhe mendoj se ata që i kanë kryer këto krime, kush ka kryer çdo lloj krimi, duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo është ajo që mund të them. Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që do të fshihte dikë apo që do t’i vinte turp nga diçka që dikush ka bërë. Unë nuk kam bërë asnjë krim për t’ju thënë të vërtetën. Kush ka kryer, ata njerëz duhet të jenë shumë të përulur, shumë modestë kur i thonë shumë gjëra popullit për të cilin kanë bërë gjëra kundër. Unë nuk kam marrë pjesë në këtë. Por ka shumë njerëz, nuk ka rëndësi nga cila anë, shqiptarë, serbë, kroatë apo boshnjakë që kanë kryer krime dhe kjo është ajo që kemi nevojë për të bërë, duhet të dalim nga kjo periudhë kohore dhe të krijojmë një të ardhme të ndryshme dhe shumë më të mirë për ne.

Kritikët tuaj më të mëdhenj thonë se ju i keni mbështetur ato krime, keni qenë makineria e propagandës 

Unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe nuk e kam thënë kurrë këtë por nëse ju thoni kështu, nëse është më e lehtë për ju, nëse kjo do ishte arsye e mjaftueshme për të mbështetur në një farë mënyre teoritë tuaja konspirative, ju uroj më të mirat.

Për sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit…

Pyetja juaj e fundit ishte dy apo tre minuta më parë.

Marrë nga Euronwes Albania 

Related Posts

Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?
Gjeopolitikë

Heqja e sanksioneve ndaj Sirisë: një moment historik apo një masë e përkohshme?

01/07/2025
Next Post
Argëtimi i frikshëm: të vallëzosh me një…peshkaqen (video)

Argëtimi i frikshëm: të vallëzosh me një...peshkaqen (video)

Bolton: i gatshëm të dëshmojë për Trump përpara Senatit

Bolton: i gatshëm të dëshmojë për Trump përpara Senatit

DOKUMENTI/ A do tërhiqet SHBA nga Iraku?

DOKUMENTI/ A do tërhiqet SHBA nga Iraku?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni