Auto Dak
Auto Dak

Premier Liga: Arsenal mund Manchester City-in në rrugën për titull

Arsenal po tregon ccdo ditë e më shumë se është pretendenti kryesor për titullin kampion në Premier League, pasi gjeti dhe formulën për të mposhtur ish-kampionët, skuadrën Manchester City,Emirates Stadium (2-1).

Londinezët konkretizuan dy herë aksionet e tyre brenda pjesës së parë të lojës, përmes Walcott dhe Giroud.

Në fraksionin e dytë të lojës, citizens përdori tërë “arsenalin” për të gjetur rrugën drejt rrjetës, por qëllimi i Yaya Toure-s në minutën e 82-të ishte i pamjaftueshëm që të dalin me të paktën një pikë nga Emirates Stadium.

Topçinjtë, falë triumfit ndaj “qytetarëve”, pozicionohen në vendin e dytë me dy pikë më pak se Liecester City dhe katër pikë më shumë se rivali për titull, Manchester City.

/tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts