Auto Dak
Auto Dak

Premier League: barazimi i Leicester-it e bën garën më intriguese

Në një rendje të çmendur, kampionati anglez nuk njeh pushim as në mesjavë, me skuadrat të detyruara të luajnë brenda tre apo katër ditëve.

Dhe siç ndodh rëndom në këto situata, shpesh skuadrat bëjnë hapa të gabuar për shkak të ritmit të papërballueshëm. Siç ndodhi mbrëmë me Leicester City-n, ekipin kryesues të Premier League-s.

Leicester-i barazoi 2-2 me West Bromwich-in në fushën e vet, duke lënë dy pikë të çmuara në garën për titull. Në ndeshjen për javën e njëzet e tetë, miqtë kaluan të parët në epërsi me anë të Rondon-it në minutën e 11-të. Lojtarët e Leicester-it do të shënonin në vijim të pjesës së parë dy gola. Rrjetat e tundura nga Drinkwater në minutën e 30-të dhe King në minutën e 46-të i dhanë epërsinë skuadrës vendase. West Bromwich-i do të përgjigjej pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë. Goli i Gardner-it e çon rezultatin në 2-2, për të mos ndryshuar gjer në fund të takimit.

Ky barazim i shkon për shtat Tottenham-it, që gjendet tre pikë pas Leicester-it në klasifikim. Një fitore në fushën e West Ham-it sonte do ta bënte atë kryesues të kampionatit, edhe pse ky trepikësh duket një mision mjaft i vështirë.

Arsenal-i gjithashtu mund të ngushtojë diferencën në pikë nëse ia del ta mposhttë këtë të mërkurë Swansea City-n.

Qershia mbi tortë e kësaj mbrëmje do të jetë përballja Liverpool – Manchester City, e cila luhet vetëm tre ditë pasi këto dy ekipe u përballën në finalen e Kupës së Ligës, të fituar nga Man. City me 11-metërsha. Mbetet për t’u parë se kujt do t’i buzëqeshë fati këtë herë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts