Auto Dak
Auto Dak

Tragjedi në Lazarat, një grup kriminal vret një efektiv të RENEA-s dhe plagos dy të tjerë

Policia e Shtetit ka pësuar një humbje të madhe gjatë një operacioni për kapjen e një grupi criminal në fshatin Lazarat, pesë e bashkisë së re të Gjirokastrës. Në këtë operacion ka gjetur vdekjen efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dhënë detajet e këtij operacioni që shkaktoi një tragjedi të rëndë. Në dt. 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat, forcat e FNSH të cilat ishin të planizuara me shërbim në vendin e quajtur “Kazinoja”, mbi  ish-Pularinë, tek kryqëzimi që të çon në lagjen Lenxatë, si dhe të grupit që ishte me shërbim te kryqëzimi i përroit të Kordhocës, janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qendrës së fshatit Lazarat nga persona të paidentifikuar.

Po kështu, në orën 04:44 grupi tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë, njoftoi se nga qendra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u ngrit grupi i drejtimit dhe u morën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme u bë plani i operacionit për kapjen e personave të cilët kanë qëlluar forcat e policisë.

Me ardhjen e forcave RENEA në orën 09:00 filloi operacioni për kapjen e grupit e personave te armatosur të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë, i cili mbahej në rrethim nga forcat e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër.

Gjatë operacioni për kapjen e këtyre personave, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës u kostatua një automjet Mercedes i bardhë pa targa, i cili mbahej në vëzhgim nga shërbimet e policisë.

U bë neutralizimi i drejtuesit të mjetit i cili është shtetasi Xhulio Ilirjan Malo dhe u kërkua ardhja e forcave të tjera të RENEA me mjetin tip Volxvagen me targa MB 060 AA, ku në fërsi të vendit të quajtur “Pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë të repartit RENEA, ku punojësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër ka gjetur vdekjen, ndërsa punojësit e policisë J. I. dhe P. H. janë çuar në Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe më pas janë transportuar me helikopter në Tiranë per një trajtim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën .

Nga grupet e ndërhyrjes është bërë shoqërimi i automjetit tip Mercedes i bardhë së bashku me drejtuesin e tij, Xhuliano Malo.

Gjatë kqyrjes së automjetit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, në këtë automjet janë gjetur një arsenal armësh: Një automatik kallashnikov,një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të qitura model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitrolozi , një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishekë 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si kokainë.

Gjithashtu po gjatë kësaj kohe është bërë shoqërimi edhe i 7 shtetasve të  tjerë nga fshati Lazarat për të parë kanë lidhje me ngjarjen apo jo.

Ndërkohë forcat e policisë mbajnë në vëzhgim grupin e armatosur që ndodhet te ish Pularia në fshatin Lazarat. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur është hartuar një plan opereacional, për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur që qëlluan punonjësit e policisë.

Në ndihmë të forcave të policisë kanë mbërritur grupe të tjera të FNSH dhe të RENEA-s, si dhe janë angazhuar dy helikopterë të ushtrisë për të transportuar forcat e policisë.

Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ndodhet Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako , zv.Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato , Prokurori i Krimve të Rënda Andan Zholi, si dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Krimeve të Rënda. Po vijon operacioni për kapjen e personave të armatosur.

Policia është e vendosur për të zbatuar rrepësisht ligjin për kapjen  dhe çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që goditën punonjësit e policisë dhe nuk do të ketë kthim mbrapa apo tërheqje të Policisë.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për vepren penale “Vrasja e punojesve te policise” ne bashkepunim prashikuar nga nenet 79/b, e 25 te K.Penal.

12.15

Ibrahim BashaTë shtëna me armë zjarri në Lazarat dhe përplasje e përgjakshme me policinë. Një efektiv policie i forcave speciale RENEA ka humbur jetën i qëlluar me plumb, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Njëri nga efektivët e plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe për t’i ardhur në ndihmë më të specializuar është nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet.

Dy efektivët e policisë, Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj, të cilët ngelën të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri mes grupeve kriminale dhe policisë në Lazarat, janë transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku do tu nënshtrohen disa ekzaminimeve dhe më pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Pritet që në ambientet e spitalit të vijë edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili do të vizitojë efektivët e plagosur.

Policia e Shtetit konfirmoi zyrtarisht vetëm bilancin e ngjarjes por nuk dha informacion mbi shkaqet dhe precipitimin e situatës.

Gjatë natës së kaluar, një grup personash të armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të shërbimeve të Policisë së Shtetit që kryejnë shërbim në fshatin Lazarat, në Gjirokastër.

Herët në mëngjes, Policia lokale, FNSH dhe RENEA kanë filluar një operacion për kapjen e personave që kishin qëlluar me armë.

Gjatë operacionit, në momentin që Policia kishte bllokuar makinën me autorët e dyshuar e të armatosur, është qëlluar mbi efektivat nga një banesë aty pranë.

Për pasojë ka humbur jetën efektivi i forcave speciale RENEA, Ibrahim Basha.

Gjithashtu nga sulmi i personave të armatosur, janë plagosur edhe 2 policë të RENEA-s, me iniciale J.I. dhe P.H., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Drejt Lazaratit janë nisur forca të shumta policore, si edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.

PD: Policia të zbardhë ngjarjen

Partia Demokratike në një reagim ndaj ngjarjes thotë se po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Lazarat, ku raportohet për shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe personave të armatosur, me pasojë humbjen e jetës së një efektivi të RENEA-s dhe plagosjen e një efektivi tjetër.

“Kërkojmë nga Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen, të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh, të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë të banorëve dhe punonjësve të policisë si dhe të marrë të gjitha masat për ndalimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, duke shmangur çdo pasojë mbi popullatën civile”, thuhet në vijim të qëndrimit.

Partia Demokratike u bën thirrje banoreve të Lazaratit të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të grupeve kriminale. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts