Auto Dak
Auto Dak

PËRPLASJA/ Tension të “Astiri”, beteja finale mes shtetit dhe protestuesve

Ka nisur me tension kjo ditë te zona e “Astrit”, pasi banorë të Unazës së Re, të cilët prej një viti rezistojnë e protestojnë me stoicizëm kundër prishjes së ndërtimeve aty, prona të tyre, janë përballur me forca të shumta policore, e pas tyre fadromat, të cilat janë nisur prishjen e planifikuar, për t’i hapur rrugë zgjerimit të unazës, sipas një projekti të bërë publik kohë më parë.

Përplasja edhe fizike mes protestuesve e policicë, ka sjellë një numër të lënduarish e të ndaluarish. Gjendja e atyshme, i ngjan një fronti luftë.

Sakaq, protesta e banorëve, e cila zgjat prej një viti, ka marrë dhe karakter politik. Pos ngritjes së një fronti opozitar aty, edhe vetë protestuesit, të cilët janë në rrugë për një arsye sociale, ditët e fundit kanë bërë përbetime të tipit politik mbi rrëzimin e Ramës.

Kur nisi projekti i zgjerimit, qeveria ofroi disa zgjidhje për banorët, përfshirë kompensimin financiar apo strehimin, në varësi sipas rastit. Disa e pranuan ofertën e qeverisë e disa jo, duke zgjedhur të vijojnë protestat. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts