Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Përgjaket “Sheshi i Flamurit” në Vlorë, vritet një tjetër drejtor OSSHE-je

Roland Qaliu, drejtor i OSSHE-së në Vlorë, u ekzekutua në një lokal në qendër të qytetit, pikërisht në “Sheshin e Flamurit”.

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkurë i ka marrë jetën dhe Erven Hysenit, pronar i një hoteli, pasi që të dy ndodheshin në një tavolinë.

Sipas versionit zyrtar të policisë, nga një automjet i errët me disa persona brenda, ka zbritur një syresh që më pas ka qëlluar me breshëri automatiku drejt viktimave, por mendohet se shënjestër ka qenë vetëm Erven Hyseni, pronari i hotel “Vlora”.

Por duke iu referuar viktimës Roland Qaliu, me këtë shënoi rasti i dytë që një drejtor OSSHE-je humb jetën në atentat.

Kohë më parë, në një atentat të ngjashëm në qytetin e Rrëshenit, u ekzekutua Saimir Jaku, drejtor i rrjetit të shpërndarjes për veriun e vendit. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts