Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Përdorimet alternative të llumit të kafes

Pasi keni pirë kafen, rutina është që të lani filxhanët dhe të hidhni llumin. Ju nuk duhet ta ndiqni më këtë rutinë, ja përse:

Largon erën e keqe: nëse enët kanë erë të pakëndshme për shkak të erës së fortë të ushqimeve, lajini këto enë me llum kafeje. Aroma e tyre e keqe jo vetëm do të zhduket, por nuk do të lejojë as përzierjen e aromave me njëra-tjetrën.

Pastron mobiliet: me llumin e kafes mund të pastroni drunjtë e errët të mobilieve nga të gjitha papastërtitë dhe nga gërvishtjet. Për ta bërë këtë, ju nevojitet pak ujë i nxehtë dhe llumi i kafes. Me anë të një sfungjeri fshini mobiliet.

Pastron veshjet e lëkurës: nëse çantat apo xhupat e lëkurës ju kanë marrë ngjyrë tjetër dhe nuk pastrohen lehtë, mundohuni t’i fërkoni me llum kafeje. Kjo është një mënyrë mjaft efektive.

Ushqen bimët: llumi i kafes shërben dhe për të ushqyer bimët. Ai mund të përdoret në formë plehu.

Largon insektet dhe parazitët: në vendet ku mendoni se akumulohen insektet dhe parazitët, vendosni llum kafeje. Ato do të zhduken nga ai vend.

Produkt bukurie: llumi i kafes mund të përdoret si skrab për fytyrën dhe si maskë anticelulit. Jep rezultate mjaft të efektshme. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts