Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PD zbarkon në Butrint: do inspektojë ndërtimin brenda parkut

Disa deputetë demokratë kanë zbarkuar në Parkun e Butrintit për të parë nga afër situatën aty pas denoncimeve për ndërtimin e një lokali.

Prej disa ditësh mediat raportuan mbi një ndërtim brenda zonës së mbrojtur nga UNESCO, ndërsa miratimi ishte dhënë nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kjo e fundit ka sqaruar në komisionet parlamentare se objekti që po ngrihej ishte i lëvizshëm dhe jo një ndërtim i mirëfilltë, dhe nuk cënonte aspak muret në Butrint.

Po kështu ajo shtoi se për këtë rast është njoftuar edhe UNESCO. Por gjatë raportimit, Kumbaro u kundërshtua edhe nga deputetë socialist, veç atyre të opozitës.

Kjo e fundit ka hedhur akuza në drejjtim të kryeministtrit në lidhje me atë çka po ndodh në Parkun e Butrintit, ndërsa ka kërkuar largimin e ministres Kumbaro. Madje PD ka paralajmëruar edhe nisjen e proçedurave parlamentare për këtë rast.

Tashmë, deputetët demokratë kanë vendosur të inspektojnë nga afër situatën dhe të ballafaqojnë deklarimet e ministres me atë çka realisht po ndodh në parkun e mbrojtur nga UNESCO. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts