Auto Dak
Auto Dak

Pas pak do të ketë “shi yjesh”, bëni këto gjëra për t’i parë

Çdo verë, një fenomen natyror ndriçon qiellin e natës: yje shtënat (Perseids) bëjnë gjithmonë daljen e tyre në muajin gusht. Këtë vit, madje, spektakli që do të na dhurojnë pritet të jetë më i rëndësishmi i dekadës!

Sipas NASA-s, këtë vit yjet pritet të dyfishohen në numër, për shkak të një fenomeni të veçantë. Zakonisht, mesatarisht në orë shikojmë rreth 80 meteorë, ndërkohë që këtë vit mund të arrijnë deri në 150 apo edhe 200 në orë. Një fenomen i ngjashëm është vërejtur edhe në vitin 2009.

Ky fenomen natyror fillon në 23 korrik dhe vazhdon deri në javën e tretë të muajit gusht. Por datat kur ato shfaqen më së shumti janë 9-15 gusht, me ditën kulminante 11-12 gusht. Madje pas orës 3 të mëngjesit do të keni mundësinë të shijoni vërtet një spektakël, pasi hëna do të zbehet dhe vëzhgimi do të jetë më i lehtë.

Sipas artikullit të Telegraph.co.uk, për të parë këtë fenoment natyror, nuk është e nevojshme vetëm të qëndroni zgjuar, por para se të drejtoni sytë nga qielli, duhet të keni qëndruar në një dhomë pa drita për të paktën 20 minuta.

Më pas, vetëm relaksohuni dhe shijoni shiun më spektakolar që keni parë ndonjëherë, atë të yjeve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts