Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Papunësia BE: Ja kush kryeson me shkallën më të ulët

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian ka qenë në nivelin e saj më të ulët që nga janari 2000, sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat).

Më të fundit thonë se shkalla e papunësisë në BE në nëntor të vitit të kaluar ishte 6.3 përqind – pa ndryshime të mëdha nga tetori – më e ulta që nga janari 2000.

Shkalla e papunësisë në zonën e euros, e përbërë nga 19 shtete anëtare, ishte 7.5 përqind për të njëjtën periudhë, më e ulta që nga korriku 2008.

Më të papunët, sipas Eurostat, janë në Republikën Çeke, ku shkalla e papunësisë ishte 2.2 përqind në nëntor.

Ndiqet nga Gjermania me 3.1 përqind, Polonia me (3.2 përqind) dhe Hungaria, Malta dhe Hollanda (të tre me 3.5 përqind të papunë).

Shkalla më e lartë e papunësisë në Bashkim është regjistruar në Greqi (16.8%). Spanja, 14.1 përqind, Italia (9.7 përqind), Franca (8.4 përqind) dhe Qipro (7.7 përqind), janë në krye të listës të të papunëve. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts