Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Pancir”-i rus në Serbi “përçan” NATO-n: Brukseli, qëndrim ndryshe nga Uashingtoni

Sa i përket blerjes dhe dorëzimit të sistemit të mbrojtjes raketore “Pancir” të Rusisë në Serbi, selia e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel thekson se kjo blerje është një “vendim kombëtar” dhe se Aleanca ka bashkëpunim “shumë të mirë” me Serbinë në mbrojtje dhe siguri.

“NATO dhe Serbia janë partnerë të ngushta dhe ne jemi të përkushtuar për të forcuar partneritetin tonë me Serbinë, duke respektuar plotësisht politikën e saj të neutralitetit ushtarak,” thuhet në një deklaratë të NATO-s për mediat serbe.

I pyetur nga Tanjug për qëndrimin e Aleancës për dorëzimin e armëve ruse në Serbi, si dhe paralajmërimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksione të mundshme mbi “transaksionet” me Moskën, NATO beson se është e drejta e vendit të vendosë mbrojtjen e saj.

“Prokurimi në këtë fushë është një vendim kombëtar. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të merret në konsideratë kostoja e plotë e blerjes së pajisjeve mbrojtëse përgjatë jetëgjatësisë së tyre, e cila mund të jetë e konsiderueshme”, tha një zyrtar i NATO-s, emrin e të cilit Tanjug nuk e specifikon.

Zyrtari theksoi se NATO dhe Serbia kanë bashkëpunim shumë të mirë në mbrojtje dhe siguri, e cila përfshin ndërveprimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura serbe.

Të martën, Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë që mund të çojnë në vendosjen e sanksioneve përmes Aktit të Sanksioneve (CAATSA).

Kështu, Departamenti i Shtetit iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës në lidhje me shpërndarjen e pjesës së parë të sistemit raketor anti-aeroplan rus “Pancir S1” në Serbi.

“Në diskutime me zyrtarë të lartë të qeverisë, ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësimin se Serbia po blen pajisje ushtarake ruse, përfshirë blerjen e sistemit ‘Pancir’,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Bashkimi Evropian ka thënë më parë se për të përparuar në rrugën drejt integrimit evropian, “Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së, në përputhje me kornizën e bisedimeve”. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts