Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Paheratia e jetës parlamentare shqiptare: nga bilbilat e djeshëm te mielli i sotëm

by te Sheshi
12/04/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Paheratia e jetës parlamentare shqiptare: nga bilbilat e djeshëm te mielli i sotëm

Zhvillimet e sotme në jetën parlamentare shqiptare, nuk janë të reja. Risi ka qenë vetëm përdorimi i miellit dhe ujit si “armë” për të qëlluar shoqi-shoqin.

Paheratia nis që me plagosjen e Azem Hajdarit nga Gafurr Mazreku afro 20 vjet më parë.

Që pas asaj ngjarjeje, deputetët do të kontrolloheshin për armë apo mjete të forta dhe në seancë u vendos grupi i gatshëm që do të ndalonte përplasjen mes parlamentarëve.

Rregullorja e re u miratua në vitin 1998, pas Kushtetutës së re, por gjithsesi ajo nuk solli paqen në Kuvend.

Gjatë viteve 1997-2005 eksesi më i madh ishin fjalimet me tone të forta të protagonistëve në sallë.

Në të shkuarën, Parlamenti brenda nuk ruhej nga gardistë por sheshi ishte i lirë për këdo që të fliste dhe të dilte në foltore.

Në vitin 2005 nisi një lloj tjetër politike, kur mazhoranca dhe opozita komandoheshin nga qendra të forta komunikimi që përcaktonin strategjinë e veprimit.

Edi Rama sapo u zgjodh kryetar i PS-së në vitin 2005, vendosi që të ashpërsojë qëndrimin opozitar në Kuvend.

Qeveria e Sali Berishës priste të firmoste Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Në seancat e Kuvendit një grup deputetësh socialistë u bënë të njohur se futën bilbila në sallë dhe i frynin ato duke sjellë ilaritet.

Situata edhe pse e zhurmshme nuk pengoi procesin parlamentar. Në korrikun e vitit 2006 ndodhi një nga ngjarjet më të rënda për kohën kur deputetët e LSI-së me Ilir Metën në krye pushtuan podiumin e Kuvendit në proteste ndaj emërimit të një përfaqësuesi të PD-së në KQZ siç ishte Arben Ristani.

Me acarimin e situatës politike kryesisht pas ngjarjes së Gërdecit dhe pranimit të Shqipërisë në NATO, opozita e Ramës përdori grumbullimin te foltorja.

Kjo solli reagimin e ashpër, madje shumë të ashpër të kryeparlamentares por edhe të Kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.

Topalli mbahet mend për thirrjet drejtuar gardistëve për deputetët e PS-së, Taulant Balla e Erjon Braçe: “Nxirreni për zhelesh”.

Kurse Berisha pas përmendjes nga Balla të familjarëve të Berishës, përveçse ja ktheu se nëna e motra e deputetit të PS-së ishin “prostituta”, i tha publikisht se “ta bëj lëkurën më të zezë se këpuca”.

Me këto pamje u mbyll sezoni parlamentar 2009-2013 që përjashtimin e deputetëve të opozitës e kishte si “bukë e djathtë”.

Në vitin 2013, në maj, përpara se të fitonte aleanca PS-LSI u miratua rregullorja e re kur qeveria dhe opozita kanë të njëjtën hapësirë në seancë.

Në legjislaturën 2013-2017 kjo hapësirë shihej përgjithësisht nga doctor Berisha, i cili kishte lejën publike të kryeparlamentarit Ilir Meta që të flasë pa kufi.

Pasi LSI doli në opozitë dhe Gramoz Ruçi u zgjodh në krye të Kuvendit, ky i fundit i vuri Berishës një kufi, madje edhe e “uli në vend”.

E tani që deputet është edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga shtatori 2017 lufta politika ka ardhur e është bërë më radikale.

Të enjtet e Kuvendit janë më shumë se kurrë “luftarake”. Pra nuk paska qenë thjesht ndalimi i fjalës së Sali Berishës zgjidhja. As shkruarja e rregullave dhe zbatimi i rregullores.

Për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë në janarin e këtij viti u përdorën tymueset që u dukën se imituan skenat e Vetëvendosjes në Prishtinë. Tani vjen mielli.

Pra, nga fjala është kaluar te materia e prekshme. /tesheshi.com/

Related Posts

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Katrina, gati për luftë!
Kryesore

Katrina, gati për luftë!

02/07/2025
Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame
Gjeopolitikë

Përkimi jo rastësor: ata që prodhuan dramën palestineze, po ata që prodhuan dhe dramën çame

02/07/2025
Next Post
Haradinajt i akuzohet vartësi për korrupsion: si do veprojë me Palin e Infrastrukturës?

Haradinajt i akuzohet vartësi për korrupsion: si do veprojë me Palin e Infrastrukturës?

U përbetua të mos e njohë Kosovën, Kotzias takon Thaçin dhe Pacollin

U përbetua të mos e njohë Kosovën, Kotzias takon Thaçin dhe Pacollin

Macron i dërgon Vuçiçit mesazhin se si Serbia të njohë Kosovën

Macron i dërgon Vuçiçit mesazhin se si Serbia të njohë Kosovën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni