Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

OBSH zgjat gjendjen e gatishmërisë, rekordet botërore vazhdojnë

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shtrirë gjendjen e gatishmërisë globale edhe për tre muaj të tjerë për shkak të pandemisë së virusit koronar, u njoftua pas seancës së Komitetit të Emergjencave të OBSH.

Deklarata tregon se vendimi është marrë njëzëri për të zgjatur gjendjen e gatishmërisë globale për shkak të pandemisë së virusit koronar, i cili rrezikon shëndetin publik në të gjithë planetin.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus pranoi rekomandimin e komitetit dhe ky organ njoftoi një vlerësim të ri të situatës në tre muaj.

“Një pandemi prek njerëzimin një herë në 100 vjet dhe efektet e saj do të ndjehen në dekadat në vazhdim,” tha Ghebreyesus.

Ndërkohë, pandemia nuk po qetësohet, dhe një numër i madh i vendeve po regjistrojnë numër rekord të të infektuarve. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts