Auto Dak
Auto Dak

Nuk zë mend nga arrestimi, Marko Gjuriç hyn pa leje në Mitrovicën Veriore: për festë dhe…pazare!

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, po qëndron sot në Mitrovicë Veriore për të shënuar festën ortodokse të serbëve Shën Dimitrije, apo siç preferojnë ta quajnë banorët, “Mitrovdan”.

Ardhja e tij në Mitrovicën Veriore një ditë pas takimit me Lista Srpska-n dje në Beograd ngjall dyshime nëse këta të fundit po përgatisin skenar të ri politik në Kuvendin e Kosovës, marrë parasysh faktin se kanë fituar 10 ulëse. Në takimin e djeshëm madje është shpalosur edhe opsioni që ata t’i braktisin të gjitha institucionet e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka komentuar nëse Gjuriç ka marrë leje apo jo nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në vend.

Kujtojmë se po i njëjti është arrestuar në mars të 2018 kur hyri pa leje në territorin e Kosovës dhe po mbante tubim për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts