Auto Dak
Auto Dak

Një foto e thjeshtë që ju ndihmon të kuptoni nëse keni probleme me sytë

Studentët e Institutit të Teknologjisë së Miçiganit kanë krijuar një iluzion optik që është edhe një test për të evidentuar problemet me shikimin.

Nëse shikoni Marilyn Monroe në foto, në një distancë prej 30 centimetrash atëherë keni nevojë për syze dhe nëse shikoni Albert Ajnshtajn jeni mirë me shikimin.

Duket si e pabesueshme por ASAP Science e shpjegoi kështu:

Në varësi se sa të zotë jeni të përqendroheni apo të dalloni kontrastin, sytë tuaj do të zgjedhin të shohin vetëm detajet. Nga afër shikohen apo përzgjidhen detaje të qarta si mustaqet apo rrudhat e Ajnshtajnit, por teksa distance rritet ose nëse shikimi juaj është i dobët duke krijuar një pamje të zbehtë në pamje të parë, aftësia për të dalluar detajet dobësohet.

Sigurisht që vizita tek okulisti është ajo që e përcakton më mirë problemin me shikimin, por disa persona e kanë provuar ta shohin foton me syzet e tyre optike dhe pa ato dhe…funksionon.

Ju çfarë shihni? /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts