Një festë me shije: 113 vjeçarja pret ditëlindjen në Kapadokia (foto)

Ajo i ka mbushur plot 113 vite jetë dhe di të festojë me shumë shije. E lindur në vitin 1906, Cacilda Marilia Do Nascimento jeton në Brazil me familjen e saj, dhe me rastin e ditëlindjes, vendosi të kaloj pak kohë në Kapadokia të Turqisë.

Me të marrë informacionin se një vizitore e kësaj moshe po feston në rajonin e lashtë turk, krybashkiaku Rasim Ari vendosi ti bashkangjitej festës me një tortë. Duhet të ketë qenë argëtuese edhe për të pasi e morri drejtimin e rajonit jo më shumë se një javë më parë.

Nascimento gëzon shëndet të plotë dhe gjatë tërë jetës së saj i ka dashur shumë udhëtimet. Por Kapadokia është terren sfidues. I rrethuar me shkëmbinj dhe shpella guri, rajoni unik mund të bëhet sfilitës edhe për të rinjtë.

Shëndeti i mirë që e gëzon ia mundësoi Nascimentos të ngjitej në pjesët që dikur ishin kone vullkanike, e qe sot jane hotele te improvizuara. Ajo vizitoi shpellat përrallore dhe strehimoret e gdhendura në gurë natyror, pa iu lëkundur syri,

Kapadokia është rajon mjaft i vizituar nga Turistët dhe është zyrtarisht pjesë e UNESCO-s.Ajo pret afro 2 milion vizitorë për vit, dhe njëri prej atraksioneve më të njohura është fluturimi me balonat me ajër të nxehtë.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts