Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

NGËRÇI/ Dialogu me Serbinë pa Thaçin: a është e mundur?

by te Sheshi
30/06/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
NGËRÇI/ Dialogu me Serbinë pa Thaçin: a është e mundur?

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes deklaratave në kuadër të adresimit të tij ndaj publikut, të hënën, synon ruajtjen e funksionalitetit aktual të shtetit dhe institucioneve të tij, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Megjithatë, ata kanë këndvështrime të ndryshme lidhur me deklaratat e presidentit, se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka, si dhe për këkesën e tij për një unitet politik në vend.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë më 24 qershor, ka njofuar se ka paraqitur kundër presidentit Thaçi, aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kërkesa “e vonuar” për unitet politik

Analisti i çështjeve politike, Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit për Politika, thotë për Radion Evropa e Lirë që presidenti Thaçi, lidhur me paraqitjen e aktakuzës ndaj tij, ka shprehur vullnetin për përballjen me këtë sfidë, por ka shprehur edhe nevojën për një koordinim të fuqishëm politik brenda vendit për ta ruajtur stabilitetin e institucioneve.

“Kjo për të krijuar një tranzicion të lehtë dhe ndoshta për t’u ulur dhe për të menduar përfundimisht për disa zgjidhje të mëdha strategjike, vendime strategjike për të ardhmen e Kosovës, në raport me pozicionin e saj me BE-në, me dialogun dhe kështu me radhë. Natyrisht që tani i bie barra presidentit dhe kujtdo tjetër që mund të jetë, që t’iu përgjigjet drejtë gjithë këtyre proceseve, që të lehtësojnë transferin e pushtetit dhe të rrinë anash politikës publike, në pritje të vendimit të Gjykatës (Speciale)”, tha Rashiti.

Ai shtoi që presidenti aktualisht është i cenuar në çdo aspekt nga lajmi se ndaj tij është paraqitur aktakuza dhe sipas tij, ai duhet të largohet nga prezenca publike duke folur në emër të institucioneve.

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se janë dy çështje të rëndësishme që kanë dalë nga adresimi i presidentit Thaçi.

Sipas tij, e para është konfirmimi se ai do të japë dorëheqje në rast se akuza ndaj vërtetohet nga Dhomat e Specializuara ose në të kundërtën do të mbetet në postin e presidentit, si dhe e dyta, kërkim-falja, siç e ka cilësuar ai “e vonuar” ndaj publikut për gabimet e tij politike që nga viti 2007 e deri më sot . “Të vonuar” e quan ai edhe kërkesën e presidentit Thaçi për një unitet politik.

“Kërkesa e tij për një unitet politik dhe kërkesa e tij që ta ketë në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që t’i takojë të gjithë liderët politikë me një kërkesë për unifikim të skenës politike, është kërkesë e vonuar. Rama dhe Thaçi, në dy kryeqendrat respektive, në Tiranë dhe Prishtinë, janë jashtëzakonisht përqarës. Tanimë kemi një Qeveri të Kosovës, e cila është varur dhe varet nga votat e Listës Serbe dhe më herët është parë që presidenti Thaçi ka qenë i përfshirë drejtpërdrejtë në bërjen e asaj qeverie”, theksoi Qorolli.

Kryeminstri i Shqipërisë Edi Ram po viziton Prishtinën, ku është takuar me krerët e institucioneve më të larta të vendit, si dhe të partive politike në pushtet dhe në opozitë.

Rashiti: Thaçi nuk do të jetë pjesë e dialogut

Të dy njohësit e zhvillimeve politike, thonë që Kosova tashmë ka një president, i cili ka të paraqitur një aktakuzë për krime të luftës, e cila brenda 4 muajve të ardhshëm pritet të konfirmohet ose refuzohet nga Dhomat e Specializuara. Por, pavarësisht epilogut, sipas tyre, kjo situatë do të ndikojë në institucionin e Presidentit, por edhe në procesin e dialogut me Serbinë, i cili është paralajmëruar se do të rinisë.

Rashiti shpreh mendimin që rruga më e mirë do të ishte që presidenti të jepte dorëheqje që tani, derisa është në pritje të vendimit të gjykatës. Sipas tij, edhe ashtu, Thaçi nuk do të jetë më pjesë e asnjë procesi të dialogut dhe as konferencave të ndryshme.

Por, takimet në Shtëpinë e Bardhë apo takimi i Parisit, i paralajmëruar për javën e dytë të korrikut, do të ndodhin pa presidentin. Aty do të shkohet me një përfaqësim sa më të lartë të nivelit politik, në emër të shtetit dhe do të diskutohet për procesin e dialogut, pa marrë parasysh zhvillimet e brendshme në Kosovë apo në raport me Gjykatën (Speciale)”, theksoi Rashiti.

Por, Qorolli vlerëson që përderisa Thaçi të jetë në krye të Presidencës së vendit, ai nuk do t’i shmanget komunikimit me vendet partnere të Kosovës. E vetmja mundësi, sipas tij, është që Bashkimi Evropian ta përjashtojë atë nga komunikimi dhe të kontaktojë vetëm me Kuvendin dhe me Qeverinë e Kosovës.

“Thaçi ka qenë shumë thellë i përfshirë me çështjet, me administratën amerikane për marrëveshjen me Serbinë. Unë besoj që ky proces do të ndalojë. Derisa Thaçi të jetë në krye të presidencës, ai pritet, me shumë gjasë, që të ekskomunikohet nga një pjesë e botës, për shkak të dyshimeve të bazuara. Sigurisht që institucion qendror i të drejtës penale është supozimi i pafajsisë, por në diplomaci, këto çështje kanë pasoja, në mënyrë që të mos dëmtohet Kosova, por të llogariten individët ata të cilët potencialisht janë të dyshuar, por jo tërësisht shoqëria dhe e tërë Kosova”, theksoi Qorolli.

Njohësit e zhvillimeve politike theksuan se në të ardhmen mbetet të shihet se cili do të jetë formati i dialogut Kosovë-Serbi dhe se a do të përfaqësohet nga presidentët apo kryeministrat.

Sipas tyre, në rastin ideal, Kosova do të duhej të kishte një president të ri dhe të fuqishëm politik, të emëruar me konsensus të nivelit sa më të lartë në Kuvend, i cili do të shkonte bashkë me kryeministrin në takimet e nivelit më të lartë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, më 24 prill ka dërguar aktakuzën për shqyrtim me dhjetë pika, në të cilën Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe “të tjerë”, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është bërë e ditur kush bën pjesë në mesin e “të tjerëve”. /REL/

Related Posts

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Next Post
KONFERENCA/ Rama, thirrje për unitet nga Prishtina, tërheq padinë ndaj Haradinajt: pse erdha në Kosovë dhe pse s’luaj nga Shengeni rajonal

KONFERENCA/ Rama, thirrje për unitet nga Prishtina, tërheq padinë ndaj Haradinajt: pse erdha në Kosovë dhe pse s'luaj nga Shengeni rajonal

Corona merr të parën bluzë të bardhë në Shqipëri, profesor i hematologjisë

Corona merr të parën bluzë të bardhë në Shqipëri, profesor i hematologjisë

VENDIMI/ Përfundimtare: BE hap kufijtë për Malin e Zi e Serbinë, pse jo për Shqipërinë dhe Kosovën

VENDIMI/ Përfundimtare: BE hap kufijtë për Malin e Zi e Serbinë, pse jo për Shqipërinë dhe Kosovën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni