Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Sami BERHAMI*: Kriza demografik në Kosovës në dy dekadat e shek. XXI (në shënim të Ditës Botërore të Popullsisë)

by te Sheshi
27/07/2020
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Sami BERHAMI*: Kriza demografik në Kosovës në dy dekadat e shek. XXI (në shënim të Ditës Botërore të Popullsisë)
19
SHARES

11 korriku-  ështëDita Botërore e Popullsisë e cila shënohet që nga viti 1989.  Këtë datë  KëshilliDrejtues i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim,  e shpallen si Ditën Botërore të Popullsisë i inspiruar nga interesimi i madh i të gjitha qarqeve (shkencore e jo shkencore) me rastin e lindjes së “ banorit të pesë miliard të planetit” që llogaritet të ketë lindur me 11 korrikut të vitit 1987 në Zagreb.

Kosova ndodhet para ndryshimeve radikale në profiline saj demografik. Këtë më së miri e argumenton faktet se: nënjërën anë kemi zvogëlim drastik të numrit të lindjeve dhe shtimit natyror ndërsa në anën tjetër si pasoj e emigrimeve selektive, popullsia po plaket me trendë të përshpejtuara. Situata është aq e pafavorshme sa që mund të përcaktohet edhe si krizë demografike.

Zhvillimet demografik gjatë gjithë historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore ishin faktor i rëndësishëm i zhvillimit dhe mbijetesës ndërsa për shumë sfera të jetës edhe vendimtar. Fenomenet demografike janë një nga sfidat kryesore edhe për zhvillim të qëndrueshëm meqenëse kanë ndikim në një gamë të gjerë  çështjesh duke përfshirë edhe ato socio- ekonomike, politike, sigurisë etj.

Duhet theksuar se si pasoj e problemeve të shumta ekzistenciale me problemet demografike nuk është marrë asnjë segment i politikës kosovare që nga përfundimi i luftës e deri me sot.Është koha e fundit që në Kosovë të ndërmerren hapa konkret në drejtim të përmirësimit të gjendjes në sferën demografike, me që se zhvillimet demografike janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm edhe të sektorëve tjera dhe pa qëndrueshmëria demografike rrezikon e pamundëson edhe zhvillimi i qëndrueshëm i shumë sektorëve në Kosovë.

Treguesit demografik në Kosovë 2000- 2020

Numri i përgjithshëm i popullsisë-popullsia e Kosovës gjatë kësaj periudhekarakterizohet me trend të përshpejtuar të rënies. Në raport me vitin 2000 kur Kosova llogaritët të kishte 2.370.000 banor (vlerësim meqenëse nuk kishte regjistrim të popullsisë)  , në fund të 2019 numri i banorëve u zvogëlua në 1.782.115, ose rënie për -587.885 banorë[1], ose -24.8%. Kosova në këtë periudhë ka humbur¼ e popullsisë, ndërsa ne raport me vitin 1991, popullsia tregoi rënie për -174.081 banorë ose për -8.9%.Kosova ne përudhën e lartcekur  për çdo vit ka humbur popullsi e përafërt me popullatën e qytetit të Vushtrrisë.

Trendët e lindshmërisë- në vitin 2019, në Kosovë është regjistruar numri më i vogël i lindjeve që nga viti 1920 respektivisht 1939. Numri i të lindurve në Kosovë në periudhën 2000-2020  është zvogëluar nga 38.687 (2000), në 21.798 (2019), që nënkupton rënie për 16.889 lindje ose gat përgjysmim të lindjeve (-43.6%).

Trendët e vdekshmërisë– vdekshmëria është e vetmja komponent e lëvizjes natyrore të popullsisë që në periudhën e vështruar karakterizohet me trendë të rritjes. Kështu në raport me vitin 2000 kur kishte 8624 vdekje ne viti 2019 numri arrin në 10.501 vdekje, që  tregon rritje prej 21.8%.

Shtimi Natyror- karakterizohet me tendin edhe me të shpejt të rënies se sa edhe lindshmëria. Kështu , në raport me vitin 2000 kur shtimi natyror ishte 34.296 persona ne vitin 2019 zvogëlohet ne 15.294, që paraqet zvogëlim për 19.002 persona, ose më tepër se përgjysmim ( -55.4%). Shtimi natyror në vitin 2019 është i përafërt me atë të gjysmës së dytë të viteve të ’30 të shekullit të kaluar.

Kurorëzimet- gjatë periudhës 2002-2019 kanë treguar trendin të  zvogëlimit. Përderisa në vitin 2002, Kosova ka regjistruar 18.280 kurorëzime, ne vitin 2018 ky numër bie në 16.871  që tregon një rënie prej  1.409 ose për -7.7 %.

Shkurorëzimet – gjatë periudhës 2000-2019 kanë treguar trendin më të shpejt të rritjes. Përderisa në vitin 2000, Kosova ka regjistruar 396 shkurorëzime, ne vitin 2018 numri i shkurorëzimeve arrin e mbi 1000 që tregon një rritje prej 152.3 % ose 2.5 here.

Struktura e popullsisë sipas moshës tregon jo vetëm të kaluarën por edhe të tashmen dhe të ardhmen e zhvillimit demografik. Është treguesi më i rëndësishëm demografik i cili përveç në zhvillimin e popullsisë ndikon edhe në të gjitha sferat tjera socio- ekonomike.Për trendin e shpejt te përkeqësimit në strukturën e popullsisë sipas moshës drejt moshimit demografik flet e dhëna se deri sa ne vitin 2002 grup moshat mbi 60 vjet përbënin 9.1% të popullsinë, ne vitin 2018 kjo pjesëmarrje rritet ne 12.1%. Në të njëjtën kohë grup moshat 0-19 kanë treguar tendencë te zvogëlimit të pjesëmarrjes nga 43.4% në 34.2%. Sipas parashikimeve ne viti 2020 pjesëmarrja e grup moshave te vjetra është rritur në 13 %, ndërsa pjesëmarrja e grup moshave të reja deri 19 vjeç është zvogëluar në 33%.

Emigrimet-nga Kosova fatkeqësisht vazhduan me përmasa shqetësuese edhe pas luftës së vitit 1999. Kështu në periudhën 2000-2019, Kosovën e kanë braktisur 371.390 banorë, me mesatare prej 19.543 banor brenda vitit. Kontingjenti i emigrantëve pa dyshim që është edhe më i madh kur dihet fakti i emigrimeve ilegale të kosovarëve dhe emigrimi me pasaporta te vendeve tjera.Duke pasur parasysh ecurinë e gjertanishme por edhe atë që pritet në zhvillimin ekonomik, mundësit e punësimit dhe rrethanat tjera te pavolitshme, edhe për një kohë duhet të priten lëvizje migruese të popullsisë me intensitet të pa zvogëluar. Fatkeqësisht institucionet e Kosovës nuk ka bërë asgjë ose shumë pak në adresimin e faktorë nxitës të emigrimit siç janë: zhvillimi ekonomik, papunësia, perspektiv për jetë të sigurt, më të mirë e dinjitet etj.

Pasojat në sistemin arsimor- sistemi arsimor është sektori i parë në Kosovë ku ndihen efektet e trendëvenegative demografik, përmes zvogëlimit të numrit të nxënësve në të gjitha nivelet e shkollimit.

Meqenëse, sistemi arsimor është përfshirë nga reforma të caktuara, krahasimi i numrit të nxënësve është i mundur vetëm nga vit shkollor2007/2008, por që tregon mjaftueshëm për ndikimin e trendëve e pavolitshme demografike ne Kosovë ne sistemin arsimor.

Në arsimin fillor dhe i mesëm te ulet ne periudhën 2007-2019, numri i nxënësve është zvogëluar për -87.585, nxënës ose për -26.9% Kosova në këtë periudhë ka humbur më tepër se  ¼ e numrit të nxënësve. Kështu, Kosova ne vitin 2020 kishte 4610 paraleleve më pak se ne vitin 2007 (19 nxënës për paralele). Statistika edhe me shqetësuese janë ato te numrit te nxënësve te regjistruar ne klasën e pare ku rënia është edhe më e madhe.

Edhe pse ne arsimin e mesëm të lart ndikimi i zhvillimeve negative pritej te shfaqej me vone megjithatë nga viti shkollor 2011/2012 edhe ky nivel i shkollimit karakterizohet trendë të  zvogëlimit të numrit të nxënësve.Kështu në raport me vitin 2007 numri i nxënësve në vitin 2020 është zvogëluar për më shumë se 12 mijë, ndërsa në raport me vitin 2012 për më shumë se 30 mijë nxënës.

Vetëm në universitetet e Kosovës në këtë periudhë është shënuar rritje e numrit te studentëve edhe pse edhe në ketë nivel, në katër vitet e fundit janë shënuar trendë shqetësuese te zvogëlimit të numra të studentëve. Në raport me vitin 2007, ne vitin 2020 numri i studentëve është rritur për rreth 50 mijë student (si pasoj e shtimit te pakontrolluar te Universiteteve dhe Kolegjeve Private).

Në katër vitet e fundit numri i studentëve është zvogëluar për mbi 50 mijë (50.471) që është treguesi më i mirë për mungesën e perspektives dhe emigrimin masiv të të rinjve nga Kosova.

Zhvillimet negative demografike përveç në sistemin arsimor janë manifestuar edhe në shumë segmente të jetës në Kosovë të cilat në të ardhmen pritet të thellohen edhe më tepër.

Zgjidhja- meqenëse, emigrimet janë faktori më i rëndësishëm në krizën demografike të popullsisë së Kosovës, është e nevojshme që shteti të adresoj dhe veprojë në zvogëlimin e shkaqeve qe nxisin emigracionin.  Kjo munde te arrihet me rritje të përpjekjeve për të zvogëluar pasigurinë ekonomike dhe psikologjike në përputhje me rrethanat, për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, krijimin e një atmosfere prosperiteti, të mbështesin programet shëndetësore dhe arsimore etj.

Krijimi i kushteve për njerëzit e sidomos për rinin që të kenë besim në ndërtimin e një të ardhme në vendin e tyre është çelës për ndalimin e krizës demografike në Kosovë. Nëse popullsia veçanërisht të rinjtë kane qasje në arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor, nëse janë në punësim të qëndrueshëm dhe marrin mbështetje për rritjen e fëmijëve, ata kanë më pak gjasa të emigrojnë dhe kanë më shumë gjasa të vendosin të kenë fëmijë.

Perspektiva e zhvillimit të ardhshëm e bënë të domosdoshme ndërmarrjen e masave në drejtim të vënies nën kontroll të këtij fenomeni pas që trendët në dekadat e ardhshme do të jenë shumë të pa favorshme. Nëse zhvillimit demografike nuk i kushtohet vëmendje e duhur me masa të menjëhershme përmes politikave të mirëfillta popullatave, atëherë nga  dekada e tretë e shek. XXI,zhvillimit demografike do të shndërrohen në faktor kufizues për zhvillim të përgjithshëm të Kosovës në të gjitha sferat duke përfshirë: sistemin ekonomike, arsimore, sociale etj., duke rrezikuar edhe sigurinë kombëtare.

Fakti që koha nga fillimi i aplikimit dhe efekteve të para të masave të politikave popullative është i gjatë e bënë edhe më urgjente ndërmarrjen e këtyre masave.

*Autori është doktor i shkencave të demografisë.

 

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
COVID-i, i rikthyer dhe në vendlindje: Kina regjistron shumicën e rasteve të reja që nga prilli

COVID-i, i rikthyer dhe në vendlindje: Kina regjistron shumicën e rasteve të reja që nga prilli

SHBA, edhe stuhi me koronavirus: Hanna rrëzon murin “Trump” në kufirin me Meksikën (pamjet)

SHBA, edhe stuhi me koronavirus: Hanna rrëzon murin "Trump" në kufirin me Meksikën (pamjet)

Interesante: A e dini për çfarë u krijua ky xhep i vogël mbi xhinse?

Interesante: A e dini për çfarë u krijua ky xhep i vogël mbi xhinse?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.