Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Robert SHVARC: “Sepse ky libër e largon rininë nga idealet komuniste….”* (viti 1998)

by te Sheshi
01/01/2021
in Retro
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Robert SHVARC: “Sepse ky libër e largon rininë nga idealet komuniste….”* (viti 1998)

(Kujtime nga 35 vite si përkthyes i Remarkut në shqip)

Romani i Remarkut “Tre shokë” u botua për herë të parë në Shqipëri në vjeshtë të vitit 1961. Asokohe, në të vetmen shtëpi botuese shtetërore të letërsisë artistike që ezkistonte në këtë vend, frynte ende një fllad pak a shumë i butë: nuk botoheshin vetëm autorë sovjetikë dhe të vendeve të tjera të Lindjes, por dhe vepra të letërsisë “perëndimore”.  Mirëpo kjo ëndërr e bukur nuk zgjati shumë. Mjaft shpejt, diktatori Hoxha u grind jo vetëm me Bashkimin e atëhershëm Sovjetik, por dhe me të gjithë botën “kapitaliste dhe revizioniste”, me përjashtim të Kinës. Pas 1963-shit, për shumë e shumë vite me radhë, autorë të Europës Perëndimore dhe të SHBA s’kishin për ta parë dritën e botimit në Shqipëri, veprat e tyre do të zëvëndësoheshin thjesht me libra të shpëlarë “shkrimtarësh revolucionarë” kinezë, afrikanë apo latino-amerikanë.

Kur çuditërisht më trokiti fati në derë dhe m’u dha porozia të përktheja romanin “Tre shokë” isha vetëm 27 vjeç dhe nga ky autor kisha lexuar vetëm librin e tij të parë “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”, me të cilin u bë aq i famshëm në të gjithë botë; ai libër më pat lënë përshtypje të thellë (flas si lexues, jo si përkthyes letrar, sepse asokohe shkruaja dhe botoja vetë poezi dhe prozë). Pra, nuk dija shumë gjëra, as për Remarkun dhe as për romanet e tij të tjerë – kisha lexuar vetëm se nazistët ia patën hequr nënshtetësinë gjermane dhe, si shumë shkrimtarë të tjerë humanist dhe antinazistë, ia dogjën veprat publikisht më 1933.

E kisha fjalën, pra, si e përktheva romanin e tij “Tre shokë”. E morra librin dhe e lexova dy-tre faqet e para. Fillonte me një ditëlindje, me atë të heroit kryesor, që i rrëfente ngjarjet në vetën e parë. Edhe kësaj radhe më habiti stili i tij tepër i ngjeshur dhe tejmase i kursyer që komunikonte aq bukur dhe aq natyrshëm me mexuesin.

I për[iva ato dy-tre faqe dhe sakaq morra një vendim: nuk do ta lexoja librin fare deri ën fund, por do t’i futesha punës menjëherë dhe do ta përjetoja gjithë romanin, rresht për rresht, ashtu si e kishte përjetuar autori në procesin e tij të krijimit. Ishte një vendim paksa i çuditshëm, por mua më ndihmoi jashtëzakonisht shumë: pa e ditur as vetë, u futa në shpirtin e autorit, si të thuash, nën lëkurën e tij, i provova të gjithë ndjesitë, emocionet, problemet, gëzimet dhe tronditjet e tij – dhe them se arrita t’ja përçoj besnikërisht lexuesve mesazhin e tij, sepse, as pas botimit të këtij romani dhe as pas katër të tjerëve të botuar më vonë në Shqipëri, nuk e dëgjova asnjëherë akuzën aq të njohur, që përkthyesi qenka tradhëtar i autorit…Përkundrazi!

Suksesi ishte i pabesuseshëm: brenda ditës, Remarku u bë autori më i dashur në Shqipëri, para së gjithash te rinia. Libri i tij filloi të shitej vetëm nën banak. Për lexuesit – të mësuar vetëm me letërsi të të ashtuquajturit “realizëm socialist”, botimi i një autori të shquar bashkohës nga Perëndimi shënonte gjithmonë një ngjarje të rëndësishme kulturore. Por, në rastin e Remarkut, ishte si një rrëze drite, sepse, ndërsa në Bashkimin Sovjetik dhe vende të tjera të Lindjes ai ishte botuar me kohë, brezi i pasluftës së Shqipërisë së izoluar krejtësisht nga Perëndimi, sidomos në lëmin kulturor, nuk e njihte fare. Nocioni “brez i humbur” erdhi në modë, dhe dukej sikur të rinjtë shqiptarë (tejet të etur për dije dhe për të mësuar se ç’ndodhte matanë “perdes së hekurt” në fushën e letërisë, muzikës dhe pikturës), vetëm tani nisën ta kuptonin që, nën censurën arbitrare të një shteti komunist, edhe ata ishin një “brez i humbur”!

Kështu, “Tre shokë” u shndërrua në një lloj Bible, e cila u ruajt nën jastëk disa dhjetëvjeçarë radhazi. Kur, me gjithë gjendjen e vështirë të shtëpive botuese private, ia dola më së fundi në krye të siguroja në vitin 1995 dhe 1997 botimin e dytë dhe të tretë “Tre shokë”, përsëri ky roman u zhduk nga libraritë brenda pak javësh, dhe kjo do të thotë që jehona e tij nuk ishte fashitur as pas 35 vitesh.

Qysh më 1962, pas suksesit të bujshëm të këtij libri, i propozova drejtorit të atëhershëm të shtëpsë botuese shtetërore (një nga të paktët intelektualë të guximshëm dhe aspak të bindur ndaj regjimit, kur vinte puna për të mbrojtur visaret kulturore të të gjithë botës), të përktheja një tjetër libër të Remarkut: “Harkun e Triumfit”. Por fati nuk e deshi që kjo kryevepër e dytë të botohej në Shqipëri menjëherë pas “Tre shokë”. Asokohe ndodhi prishja “e famshme” me Hrushovin dhe, më pas, afrimi fatal me Kinën si dhe kopjimi prej majmuni, sa qesharak aq dhe me pasoja të rënda, i të ashtuquajturit “Revolucion Kulturor Kinez”.

Inkuizitorët, për të dëshmuar besnikërinë e tyre të palëkundur ndaj partisë, e kontrollonin me lente zmadhuese çdo autor perëndimor që nuk ishte “revolucionar i thekur”, dhe kështu ndodhi që botimi i “Harkut të Triumfit” nuk u miratua. Arsyeja? Ato nuk ishte vetëm idiotisht qesharake, por dhe poshtërisht të liga. Heroi kryesor na qenkësh nja pacifist i pandreqshëm; urrejtja e tij ndaj regjimit hitlerian u bazokërka mbi shkaqe personale dhe jo mbi interest e proletariatit të skllavëruar gjerman; ai qenkej një anti-komunist i betuar, sepse miku i tij më i ngushtë në Parisin e emrigrantëve dhe bordellove ishte një rus i bardhë; pastaj dhe ajo dehja e vazhdueshme me kalvados dhe konjak e zhytkërka lexuesin në një pesimizëm pa rrugëdalje – e të tjera këso broçkullash.

Megjithatë, gjatë kohës sime të lirë, unë vazhdova ta përktheja “Harkun e Triumfit” me një pasion të madh dhe e skalita rresht për rresht plot katër vjet (1962-1966), i bindur thellësisht se s’do qe e largët dita e botimit të tij. U gabova! Dita ishtë shumë, shumë e largët: ajo erdhi pas 23 vjetësh, më 1989, kur Muri i Berlinit kishte filluar të lëkundej.

*Publikuar në vitin 1998, ofruar me shkurtime – /tesheshi.com/

Related Posts

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab
Retro

Njëherë e një kohë: poezi shqipe me alfabet arab

19/10/2021
Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin
Retro

Lutje pas hekurave: kur Haki Stërmilli i drejtohet mikut të tij, mbretit Zog, t’ia falte dënimin

09/11/2021
Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek
Retro

Arkiva nxjerr librin e rrallë: në katër gjuhë me alfabet grek

09/10/2021
Next Post
Vendimmarrja e Trump: 2021-shi nis me një akti “anti-emigrantë”

Vendimmarrja e Trump: 2021-shi nis me një akti “anti-emigrantë”

BioNTech: Gjashtë doza vaksine vetëm nga një shishkë (çdo të thotë kjo?)

BioNTech: Gjashtë doza vaksine vetëm nga një shishkë (çdo të thotë kjo?)

Shuhet ikona korçare që zhdëpi Robert Çamçakëzin

Shuhet ikona korçare që zhdëpi Robert Çamçakëzin

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni