Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Redi SHEHU: Krizë në hiperrealitetin tonë politik

by te Sheshi
10/07/2019
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Krizë në hiperrealitetin tonë politik

Vera edhe pas datës 30 Qeshorit vazhdoi të ishte e nxehtë, në një harmoni të plotë me temperaturën e politikës shqiptare . Kishte kohë, që nga mesi i shkurtit të këtij vitit, që temperaturat e larta politike kishin filluar të ngjanin me preludin e një atmosfere ndezëse, klima e së cilës trullos jo vetëm kokat por edhe shpirtrat e miliona shqiptarëve, të cilët të ngrirë përballë çdo gjëje elektronike, presin të ardhmen e tyre të dyshimtë.

Ngjan me një lojë në kufinjtë më të egër të psiqikës njerëzore e gjithë kjo që po ndodh tek ne.

Relativizimi i faktit, tashmë është një fakt i kryer dhe e gjithë ngrehina mbi të cilën ndërtohet argumenti politik, ngjan me ato kutitë prej bukpeshku, të cilat sado i trazuar të jetë uji, i mbijetojnë valëve të tij gjithmonë e më tepër.

Insitimi për të shfaqur të dubluar, të dyzuar çdo zhvillim politik, është një lojë e rrezikshme më shumë se sa politike; është një lojë e rrezikshme psiqike mbi mendjen e individit shqiptar.

Një thënie e vjetër thotë se, sasia e të vërtetës në botë është gjithmonë e njëjta, e palëvizshme. Ajo që ndryshon në rritje të vazhdueshme është gjithmonë gënjeshtra. Gjithçka është thjesht çështje interpretimi, dhe e vërteta e palëvizshme transformohet në një nocion relativ që shton gjithnjë e më tepër sasinë e gënjeshtrës. Për këtë, duhen promovuar  ide, informacione si dhe sjellje irracionale që në formë instiktive e shtyjnë individin drejt humbjes së sensit të reales drejt besimit gati mitologjik, se sasia e të vërtetës është thjesht çështje përceptimi. E meqë e vërteta nuk është më e njëjta, nuk ëshë një nocion absolut dhe i palëvizshëm, atëherë edhe besimi në të kthehet në një çështje interpretimi, për me tepër, të kërkuarit e saj kthehet thjesht në një tentativë e cila flet me gjuhën e gënjeshtrës.

Një domethënie totalitare e demokracisë është përshkrimi më perfekt që mund t’i bëhej situatës politike sot tek ne. Historiani Jakob Talmon e përdori këtë termin “demokraci totalitare” në libri e tij “Origjina e Demokracisë Totalitare” për të treguar  se përfaqësuesit politikë mund të zgjidhen saktë ligjërisht, por ama zgjedhësit e tyre pastaj, kanë pak ose aspak mundësi të bëhen pjesë e proçeseve të vendimarrjes, pikërisht për shkak të transformit dhe keqpërdorimit të votës së tyre. Në raste të tilla lidhja mes një përfaqësimi të drejtë juridiksht dhe pasja e një elektorati fasadë, i cili nuk mund të ketë më fuqinë për të ndryshuar e përmirësuar gjërat, duhet të bëhet përmes një mekanizmi i cili edhe proçesin politik nuk e dëmton, pra i jep legjitimitet demokratik atij, por edhe masën e votuesve e mpin dhe e neutralizon. Ajo që ndodhi me 30 Qershorin, është transformimi nga “demokraci totalitare” në një “totalitarizëm demokratik” ku pushteti tashmë është totalisht në dorën e një personi, por ama e bërë me proçedura demokratike. Është pikërisht prodhimi i totalitarizmit demokratik, produkti i sjelljes dhe qëndrimeve të opozitës së bashkuar shqiptare.

Pra, në formë të përmbledhur mund të themi se që një demokraci të transformohet në këtë gjendje që është sot, duhet të përdor propagandën me qëllim që të ndërtojë identitete artificiale zgjedhësish në shërbim të paaftësimit, mpirjes dhe paralizimit të fuqisë së tyre elektorale dhe transformuese. Një fasadë perfekte për të legjitimuar një pushtet që përdor metaforën e “popullit të thjeshtë” i cili në fund kthehet lehtësisht në një objekt për t’u përdorur, administruar dhe mirëmbajtur nga klasa udhëheqëse politike.

Edward Bernays thotë se është e vështirë të gjesh ndonjë sociolog serioz që të besojë se zëri i popullit përfaqëson një ide të mençur, sepse ai shpreh mendjen e njerëzve e cila nga ana e saj është e kurdisur prej liderëve politikë që populli u beson. Zëri i popullit është një zë i mbushur me paragjykime stereotipe dhe klishe të ofruara dhe të instaluara së pari nga liderët e këtij populli. Sot, është më e rëndësishme të dish jo si ta kënaqësh publikun, por të dish si ta lëkundësh atë.

Është tashmë e ditur se politika  nuk synon të bindë çdonjerin prej nesh; ajo është projektuar për të bindur një pjesë të shoqërisë e cila është e gatshme ta besojë e ta ndjekë atë. Ky grup, që transformohet në viktimë të propagandas politike, është i mjaftueshëm për të punuar me një pjesë tjetër të shoqërisë e cila është gjithmonë në dyshime dhe skepticizëm. Pastaj e gjitha kjo masë e ndikuar nga propaganda përbën një pjesë aq të bollshme të shoqërisë, saqë pjesa tjetër që ngelet nuk ka fare rëndësi nëse e beson apo jo lojën e saj.

Joseph de Maistre ka një shprehje e cila thotë: “Opinionet e fallsifikuara janë si paratë e fallsifikuara, të futura fillimisht nga grupe kriminale, pastaj të qarkulluara nga njerëzit e ndershëm të cilët e përphapin krimin pa e ditur se çfarë janë duke bërë”. Në të njëjtën formë, propaganda më efektive është ajo e nisur nga një grup interesi pastaj e përhapur dhe qarkulluar nga miliona njerëz të ndershëm në emer të së vërtetës pa e ditur se po promovojnë gënjeshtrën. Duke krijuar versionin elektronik të realitetit, propaganda politike jo vetëm që favorizon disa informacine në kurriz të të tjerave, por krijon edhe heronj të rremë. Mbi të gjitha ajo që krijon më së shumti është një adhurim të rrëmë mbi heronjtë e rremë. Fallsifikim mbi fallsifikim.

E gjithë kjo situatë pastaj përmblidhet në ekzistencën e asaj që Jean Baudrillard e quan “hiperrealitet”, një gjendje e paaftësisë së ndërgjegjes së njerëzve për të dalluar realitetin nga simulimi i tij, pikërisht në epokën e digjitales dhe shoqërive të ndërlidhura teknologjikisht. Aty ku realja dhe e sajuara janë kaq të përziera me njëra-tjetrën, kaq të ndërthura, saqë ndarja e tyre bëhet e pamundur, deri sa ndodh që shumë njerëz të rehatohen më shumë me hiperrealitetin imagjinar se me përditshmërinë fizike të tyre, duke rritur sasinë e gësnjeshtrës dhe zvogëluar atë të të vërtetës. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Meksikë, jep dorëheqje i pari i financave: nuk ia dola me parregullsi!

Meksikë, jep dorëheqje i pari i financave: nuk ia dola me parregullsi!

Basha: unë, garanti i një Shqipërie që mund të jetojë në kamje

Basha: unë, garanti i një Shqipërie që mund të jetojë në kamje

Përplasja mes “budallenjve”, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

Përplasja mes "budallenjve", dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni