Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Presidenca kërkohet dhe “vdekje”, reagimi i parë i Ramës: marrosja, pas një deklarate dashurie

Një tjetër mesazh për 2 marsin doli nga Presidenca, kësaj here duke patur brenda dhe fjalën “vdekje”.

Eshtë zëdhënësi Tedi Blushi ai që shkruan në rrjete:

“Së bashku në 2 mars në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Asnjë hap pas! ‘Vdekje’ grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA!”, shprehet ai me patetizëm të theksuar politik.

E në kaq ditë sulm nga Presidenca, ka ardhur një reagim nga Rama.

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë,aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën…

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”, shkruan shefi i qeverisë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts