Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Merxhan JAKUPI: Një imam si Sulejman Bugari

by te Sheshi
02/02/2021
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Merxhan JAKUPI: Një imam si Sulejman Bugari
31
SHARES

Sipas sondazheve, studiuesve dhe anketave, ndër figurat dhe personalitetet më të popullarizuara në Bosnje janë këngëtari dhe ikona e muzikës Dino Marlin, si dhe imami me origjinë shqiptare nga Kosova, Sulejman Bugari, por, i cili, nuk është fort i njohur në trojet shqiptare. Ai, si i ri, është shkolluar në Medresenë e më pastaj ka studiuar edhe në Fakultetin Teologjik në Sarajevë, ndërsa studimet e shkencave islame i ka kryer në Arabinë Saudite. Imami Sulejman Bugari ka shërbyer në xhaminë e Bashçarshisë dhe ka pasur poste edhe në Bashkësinë Islame të Bosnjës. Viteve të fundit ka qenë imam në Tivar dhe këshilltar i Reis Ulemasë në Mal të Zi. Pos karrierës si teolog, imam Sulejmani është edhe koordinator në organizatën Alternativa, që zhvillon veprimtari për rehabilitimin e personave të varur nga droga dhe të atyre që janë prekur nga sëmurjet shpirtërore. Më shumë është i njohur si mistik dhe sociolog. Ai, në predikimet dhe ligjëratat brilante dhe elokuente, me akademizëm intelektual, pos temave lidhur me ligjet universale, hyjnore e natyraliste, me një mprehtësi e talent të spikatur dhe narrativë të posaçme ka ekzagjeruar në mënyrë pragmatike edhe temat sociale, brengat e njeriut modern, krizën e identitetit, depresionin, divorcin, narkomaninë e shumë të tjera. Si njeri human, mysliman, në ish-republikat jugosllave ka admirues, ithtarë dhe ndjekës, madje edhe nga komunitetet e tjera, si në Kroaci, Serbi dhe Slloveni. Ai merr pjesë në bisedime të ndryshme nëpër studio, panele relevante televizive në Sarajevë, Zagreb, Beograd dhe Podgoricë.

Në periudhën e pandemisë, religjioni ka dhënë një kontribut, rezonancë dhe kohezion social për shumë individë që kanë qenë të prekur nga pasojat e pandemisë, si histeria, depresioni, izolimi, nervozizmi dhe sëmundje të tjera shpirtërore. Në këtë periudhë, z. Bugari nëpër tribuna dhe panele ka pasur miliona ndjekës, ithtarë nga të gjithë komunitetet në ish-republikat jugosllave. Në një studio në Zagreb, moderatori i fascinuar zbuloi se z. Bugari, si shqiptar, pos që njeh gjuhën serbokroate në nivel akademik, është edhe orator brilant dhe njeh shumë mirë edhe literaturën sllave. Moderatori konstatoi se populli më shumë ka besim tek disa liderë fetarë sesa tek lidershipi politik. Kur e pyeti nëse do të kishte formuar një subjekt politik, ngase gëzon një reputacion dhe besim tek populli, më shumë se liderët e subjekteve politike, z. Bugari me një buzëqeshje të ëmbël vuri në dukje se është paradoks dhe shkelje e kodit etik që ai të konvertohet nga një Krisht në anti-Krisht. Në konstatimin se ka një oratori të shkëlqyer, ka shkathtësi akademike, është personalitet i shquar dhe figurë karizmatike kur paraqitet me ligjërata para opinionit publik në Prishtinë dhe Shkup, Bugari me përgjigje se, fatkeqësisht, në predikimet dhe ligjëratat në gjuhën shqipe është paksa më i dobët, se nuk ka ndonjë oratori të theksuar në nivel akademik, se nuk disponon terminologji shprehjesh si në gjuhën serbokroate dhe boshnjake. Ai ka shkuar si i ri në Sarajevë, por komunikon në gjuhën e tij amtare, se krenohet që është shqiptar, nuk ndihet inferior dhe nuk kam krizë identiteti.

Bugari në ligjëratat dhe predikimet e tij ka piketuar krizën e njeriut post-modern e post-sekular. Shumica e njerëzimit, sidomos bota perëndimore, jeton në një begati të paparë deri më tash ndër epoka, duke bërë një revolucion shkencor dhe human të zhvillimit. Njerëzimi që nga fillimi i shek. 20 e deri në ditët e sotme, jeton më mirë se disa shekuj më parë dhe nga të gjitha epokat e mëhershme, nuk vuan aq shumë nga uria dhe ushqehet më mirë, jeton më gjatë, si rrjedhojë e rritjes ekonomike, konsumit, standardit të lartë dhe luksit. Por, me gjithë këto arritje që i ka pasur njerëzimi, akoma nuk është i lumtur dhe i kënaqur.

Bugari rrëfen për një gazetar që kishte marrë pjesë në një ekspeditë me një anije super luksoze, së bashku me elitën e pasur, për në ishujt e Karaibeve dhe në Haiti. Ai shkruan se nuk kishte parë fytyra të buzëqeshura. Shumë profetë, poetë, filozofë e sociologë shekuj me radhë kanë theksuar materializmin, megjithëqë pasuria nuk e bën njeriun të lumtur. Bugari thotë se pasuria të bën përkohësisht të lumtur dhe jo për një kohë më të gjatë. Sipas disa sondazheve, një pjesë e njerëzve që kishin pasur fatin të fitojnë në loto, jeta e tyre kishte ndryshuar, por pas një viti ata sërish kishin qenë të pakënaqur, kishin filluar të ankohen si më parë. Në një panel, ai rrëfen për historikun e dy vëllezërve. Ata së bashku kishin filluar një biznes dhe kishin korr sukses. Njëri nga vëllezërit, duke udhëtuar me makinë kishte pasur aksident dhe kishte thyer boshtin e kurrizit dhe kishte mbetur i palëvizshëm në karrocën e invalidëve, ndërsa vëllai tjetër kishte vazhduar me biznes dhe kishte zgjeruar veprimtarinë, duke u bërë me një firmë të suksesshme.

Vëllai që kishte pësuar aksident, kishte pasur jetë të lumtur bashkëshortore dhe kishte qenë i kënaqur me atë që kishte. Tjetri që merrej me biznes dhe që grumbullonte pasuri kishte pasur përplasje dhe kontradikta në jetën bashkëshortore. Në fund, pas divorcit, firma kishte falimentuar dhe ai kishte bërë vetëvrasje.

Bugari, në një tribunë citoi një frazë të Gëtes: Ata të cilët nuk janë të kënaqur me atë që kanë, atyre u është terur shpirti. Ai shpesh në ligjërata dhe predikime nëpër tribuna ka vazhduar të theksojë shkaqet dhe faktet që njeriu post-modern e post-sekular, që jeton në epokën më të begatë, ka mbetur i pakënaqur dhe jo i lumtur, shkaku se ka çuar një jetë të zbrazët, monoton, të zhveshur dhe të tjetërsuar, duke qenë i shkëputur nga komuniteti, fisi, familja, prindërit dhe fëmijët. Fenomeni qëndron në faktin se në epokën më të begatshme të njerëzimit, paraqitet si sfidë tjetërsimi i ligjeve universale dhe religjioze. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Tragjike dhe cinike: kampioni pakistanez i boksit vdes në duel bamirësie (pamje)

Tragjike dhe cinike: kampioni pakistanez i boksit vdes në duel bamirësie (pamje)

Navalny, dy vjet e gjysmë pas hekurave

Navalny, dy vjet e gjysmë pas hekurave

Gjermania, si ndërmjetësuese mes Ankarasë dhe Athinës: Ja ç’është Turqia për ne

Gjermania, si ndërmjetësuese mes Ankarasë dhe Athinës: Ja ç’është Turqia për ne

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

12/07/2025
A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

12/07/2025
Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?

Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?

12/07/2025
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni